Çiljeta ndahet nga Romeo?

September 30, 2009   | Lajmet / Vijesti

Çiljet dhe Romeo.1Në fund të korrikut festuan 4 vjetorin e historisë së dashurisë. Por, kjo lidhje mes Çiljetës dhe Romeos, nuk ka më atë pasion të zjarrtë si dikur. Është e flashkët, me shkëndija zënkash dhe xhelozish, që miqtë e besuar të këngëtares i kanë rrëfyer me shumë siklet.
Ciljeta dhe Romeo.Gjithmonë në sytë e publikut, ajo ka qenë historia më e bukur e dashurisë, me ulje-ngritje nga ato që kemi parë përditë mes “tokësorësh”. Flitet se lidhja e tyre është në krahmat e fundit: më shumë zënka, debate, xhelozi (më shumë nga ana e Çiljetës), me mëri të vockla dhe të sikletshme. Askush nuk e pohon me gojën plot të vërtetën, me shpresën se mes tyre mund të ndreqet gjithçka, por këtë javë, pasi kemi ndjekur lëvizjet e çiftit, kemi kuptuar se ata nuk janë afër si më përpara. Secili për hesap të vet: Çiljeta nën shoqërinë e miqve të saj, ndërsa Romeo duke pirë në një lokal tjetër në zonën e ish-Bllokut. Ciljeta  dhe Romeo.2
Të jenë ndarë zyrtarisht? Ende nuk dihet asgjë me siguri, por ne kemi ndjekur hapat e tyre këtë javë dhe kemi parë se ata nuk kanë qenë në krahët e njëri-tjetrit, por secili për hesap të vet, të përfshirë nga rutina e përditshme. “Ka pasur disa skena xhelozie mes tyre. Disa kanë qenë më të theksuara gjatë verës, kur i dashuri i saj ka ikur për pushime pa e pyetur dhe Çiljeta është mërzitur tej mase. Por, në këto situata kam parë se ata janë pajtuar sërish” – tregon një mikeshë e çiftit.

Daljet e Çiljetës

Ciljeta  dhe Romeo.9Këngëtarja bukuroshe së fundmi është parë më së shumti me miqtë e saj në lokalet e zonës së ish-Bllokut, gjatë mesditës, një prej këtyre momenteve me foto e kemi publikuar herën e shkuar në faqet e “Bluetooth”. Sigurisht, nuk mund të harrojmë faktin se Çili ka frekuentuar daljet me koleget e saj, me të cilën prej vitesh janë mikesha shumë të ngushta dhe ruajnë një raport shumë të fortë. Ecejaket e zakonshme të saj janë përqëndruar përveç lokaleve me shoqërine nga shtëpia me destinacion dyqanin e së ëmës, një parukeri që frekuentohet edhe nga miqtë më të afërt të këngëtares. Ciljeta  dhe Romeo.3
Ndërkohë në fotografitë e publikuara pothuajse çdo ditë në gazetat e përditshme, Çiljeta është shfaqur përkrah djaloshit, i cili ka qenë protagonist në videoklipin e saj të suksesshëm “Deja Vu”. Gjithsesi një gjë është e sigurt, mes tyre ka vetëm një raport shoqëror dhe asgjë tjetër. Fakti që ka ngritur më shumë dyshime ka qenë mungesa e Romeos! Ku ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe ai pa u shfaqur përkrah Çiljetës?

Romeo në ish-Bllok, në shoqërinë e shokëve

Ciljeta  dhe Romeo.5Romeo, pak më indiferent ndjek rutinën e përditshme, teksa preokupohet në maksimum për biznesin e tij, një lokal lojrash fati diku afër shkollës “Skënderbej”, që menaxhon me një mikun e tij të ngushtë. Pasditeve shihet pothuajse përherë në palestrën e tij të preferuar, sipër Gardës së Republikës, ku edhe e kemi parë dje teksa zbriste shkujdesur. Mbrëmjeve, Romeo është parë shpesh në lokalet e zonës së ish-Bllokut. Ai djaloshi që i kishte rrëmbyer prej vitesh zemrës këngëtares së talentuar dhe supër seksi, ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij, kurrsesi me Çiljetën në krah, ashtu si e kemi parë më së shumti. “Lokalin Romeo e ka me një shokun e tij të ngushtë. Është një kazino që frekuentohet kryesisht nga studentët e Shkollës së Bashkuar, por për tre javë ata e kishin mbyllur kanë pak ditë që e kanë hapur sërish” – tregon një shitës, që shet pak metra larg kazinosë së të dashurit të këngëtares. Ai rrëfen se në tezgën e tij, Romeo dhe miku i tij bëjnë blerjet e përditshme, kryesisht paketa dhe karta rimbushëse.Ciljeta  dhe Romeo.4
“Çiljeta vinte shpesh këtu, e shoqëronte Romeon. Ajo rrinte në makinë, kurse ai ngjitej lart kontrollonte punën, por ka pak kohë që nuk ekam parë të vijë si më përpara” – thotë shitësi. Më shumë sesa mungesa e klientit të përhershëm, atij nuk i është shfaqur si më parë imazhi joshës i Çiljetës, teksa priste e qetë në sediljen e parë të makinës së saj Volskvagen Tuareg.

Si nisi xhelozia?

Ciljeta  dhe Romeo.8Miqtë e afërt, e perifrazojnë karakterzin e Çiljetës si tejet të sinqertë, por edhe shumë fataliste: xhelozohet edhe për gjërat më të vogla që mund të vërë re tek sjellet e Romeos, duke u bërë shkak për grindje të vogla mes tyre. Por, një nga momentet që është mendohet se ka ndezur dukshëm gjakrat mes tyre ka qenë një ndodhi që e ka zanafillën në fillim të muajit qershor. Pikërisht sapo startoi stina e verës, historia pësoi një krisje të dukshme. U përfol se në mes kishte hyrë një femër tjetër, e sapo shfaqur në ekran dhe që kishte shumë ngjashëmri në paraqitje me Çiljetën.
Të paktën kështu u përfol: emri i saj u lidh ngushtë me publikun gjatë pjesëmarrjes në një reality shou televiziv, ku edhe u etiketua se kishte një ngjashëmri pothuajse identike me këngëtaren e njohur të skenës. Çiljeta i kishin shkuar në vesh kaq shumë thashetheme, prandja edhe pati guximin që të zgjidhte vetë gjithë këtë situatë, e cila kishte filluar të përflitej tej mase edhe nga njerëzit më të afërt. E pranishme në një sfiltatë që po organizohej në kryeqytet, ku ndodhej edhe vajza që i ngjante, Çiljeta takohet me të, për të sqaruar gjithçka. Ciljeta  dhe Romeo.7
Pas këtij momenti, se ky sqarim kishte hedhur pas gjithë fjalët e dala, duke vërtetuar se mes saj dhe të dahsurit të Çilit, nuk kishte pasur kurrsesi ndonjë dalje me qëllim prishjen e lidhjes. Dhe ajo e përligj gjithë këtë situatë me faktin, se është natyrë shumë xheloze, madje e ka pohuar këtë edhe në një intervistë të para do kohësh për “Bluetooth”. “Unë kur bëhem xheloze e shpreh, dhe shumë madje. Ka diçka shumë të bukur, kur bëhet xheloz Romeo, afeksionohet edhe më shumë pas meje, çka do të thotë që xhelozinë e shpreh me dashuri” – ka thënë ajo. Ndoshta këtë herë nuk ka mbajtur më “ujë pilafi” dhe ajo mund të jetë shkëputur për një pauzë reflektimi, për të vedosur përfundimisht se cilën udhë do të ndjekë historia e tyre e dashurisë.
Gjithsesi, 4 vjet dashuri nuk janë kurrsesi pak, për më tepër ata kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes si një ndër çiftet më të preferuar në publik, një marrëdhënie tejet e konsoliduar, ndryshe nga sa ndodh përditë në botën e shuobizit. Përpos ulje-ngritjeve që i kanë shoqëruar gjatë këtyre viteve, Çiljeta dhe Romeo, kanë fiksuar imazhin model, shpesh në qendër të vëmendjes për aventurën e tyre dashurore…!

YouTube Preview Image