Roizy dhe Noizy, çift edhe në festa

October 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

Roizy dhe NoizyNjë çift që mesa duket u shkon edhe miqësia. Rozana Radi dhe reperi Noizy dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në festa apo party të ndryshme, siç ka qenë të hënën në mbrëmje festa e organizuar nga kolegia dhe mikesha e tyre, Anjeza Branka.
Edhe pse kanë diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët për të qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rozana e veshur me një fustan bojë qielli dhe Noizy si gjithmonë me veshje reperi kanë qëndruar pothuaj gjithë darkën bashkë.
Roizy dhe Noizy.1Ata mund të quhen shumë mirë çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull “Mr Yesterday”, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit.
Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën “Fly”, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea. Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive.
Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin “Pak më ndryshe”, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin “Fly”, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image

15