Tërhiqet Enciklopedia Maqedonase nga shitja – Video

October 1, 2009   | Shtypi / Mediji

Enciklopedia MaqedonaseShkup – Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë ka tërhequr nga shitja Enciklopedinë maqedonase dhe në një afat të shkurtët kohor do t’i korrigjoj pjesët kontestuese që kanë të bëjnë me raportet dhe lidhjet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, për shqiptarët e Maqedonisë, Ali Ahmetin, Nënë Terezën, UÇK-në dhe luftën në Maqedoni.

Kryesia e Akademisë ka obliguar redaksinë që përmirësimet e apostrofuara t’i bëjë në bashkëpunim me akademikët shqiptar dhe shkencëtarët e tjerë të bashkësive etnike jo shumicë.

Ky është konkluzioni kryesor i mbledhjes së kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Kryesia e Akademisë do të thërrasë edhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilin do të vendoset për përgjegjësinë e anëtarëve të redaksisë të kryesuar me Bllazhe Ristevskin.

“Kryesia e ASHAM-it shfaqi brengosje të thellë për faktin se Enciklopedia e parë maqedonase shkaktoi reagime dhe debate të ashpra dhe të padëshiruara, që u bënë shkas për tensione të reja ndëretnike në Maqedoni, si dhe shkas për një sërë pakënaqësish, animozitete dhe reagime. Kryesia e ASHAM-it distancohet dhe shfaq brengosjen për pasaktësinë eventuale dhe të paqëllimshme të përmbajtjes së botimit të parë promovues të Enciklopedisë maqedonase dhe e bind opinionin maqedonas dhe ndërkombëtar se të njëjtat do të korrigjohen, pa bërë me këtë rast ndonjë rishikim të fakteve historike dhe pa irrituar emocionet kolektive të bashkësive që janë pjesë e Maqedonisë moderne”, thuhet në komunikatën e Akademisë.

Kryesia e saj vlerëson se Akademia si institucion i lartë shkencor në Maqedoni në asnjë moment nuk ka qenë antishqiptare dhe as që ka prejudikuar ksenofobi në raport me bashkësitë etnike në Maqedoni. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe Arteve i hedh poshtë përpjekjet e pashembullta për delegjitimimin e saj si institucion i lartë shkencor dhe shpreh keqardhjen për formulimet jo përkatëse që disa autorë të teksteve kanë shprehur ndaj ambasadave të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Akademia ka shprehur gjithashtu gatishmërinë që përmes dialogut shkencor me të gjithë shkencëtarët në Maqedoni të trajtojë të gjitha problematika të caktuara si dhe të gjitha çështjet e tjera për të cilat ekziston interes shkencor.

KOSOVANEWS
TOP CHANNEL VIDEO

[flv width=”580″ height=”400″]http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/maqedoniaa.flv[/flv]