Një delegacion nga Komuna e Ulqinit do të qendrojë nga data 29.10.-01.11.2009 në Llugano të Zvicrrës

October 5, 2009   | Lajmet / Vijesti

Swiss Tourism AwardsNjë delegacion nga Komuna e Ulqinit do të qendrojë nga data 29.10.-01.11.2009 në Llugano të Zvicrrës.
Aty Kryetarit z. Gëzim Hajdinaga do t’i bëhet zyrtarisht dorëzimi i mirënjohjes së lartë Swiss Tourism Awards, mirënjohje që i ndahet destinacioneve të njohura turistike.
Vendimin për ndarjen e këtij çmimi është sjellur nga një komision i veçantë  më datën 15.07.2009.
Delegacioni i Ulqinit në  përbërje të të cilit janë dhe njohës të dëshmuar të turizmit gjatë qendrimit në Panair do të  bëjnë për të parën herë në Zvicërr prezantimin e turizmit të Ulqinit.
Pasi në Zvicërr jeton një numër i konsideruar i bashkëvendasve tanë janë  paralajmruar takime me ta. Takimi qendrorë është paraparë  më datën 31.10.2009 në Lucern të Zvicrrës.
Të interesuarit që  dëshirojnë të na bashkëngjiten që sëbashku të ndajmë gëzimin e mirënjohjes dhe të shkëbëjmë mendime, mund t’i drejtohen për informata më të hollësishme .

Zotni. Ruzhdo Peku
Telefoni: + 41 79 34 111 09

e-mailin : peku_ul@hotmail.com

http://www.swiss-tourism-awards.ch/