Mungon stimulimi në zhvillimin e turizmit

October 6, 2009   | Ekonomia / Ekonomija

Anketa e shoqatës biznesore të UlqinitAnketa e shoqatës biznesore të Ulqinit

Rezultatet e anketës të cilën e zhvilloi “Shoqata Biznesore e Ulqinit” (SHBU) do të duhej t’i shqetësonin të gjithë ata që vendosin për turizmin. Kësisoji, shumica e biznesmenëve dhe qiradhënësve (56%) tha se sezoni ishte mesatar, 40% se ishte i pasuksesshëm, kurse vetëm katër përqind e tyre se ishte i suksesshëm. Veprimtari më të dobët krahasuar me vitin e kaluar shënuan madje 71% të anketuarve, kurse rënia mesatare e fitesës, siç pohojnë ata, është 30%!
Katër të pestat e biznesmenëve ulqinakë vlerësuan se masat e shtetit nuk ndikojnë në mënyrë stimulative në zhvillimin e turizmit, kurse më se gjysma e të anketuarve konsideron se barrierat më të mëdha në ushtrimin e veprimtarisë janë taksat dhe tatimet e larta. Me një fjalë, të ardhurat “i gëlltisin” shpenzimet e larta dhe kreditë, kështu që profitabiliteti në turizëm dhe hotelieri nga viti në vit shënon rënie.

Kohapress
YouTube Preview Image