Sinan Vllasaliu: Nuk ia ktheu shpinën atdheut dhe adhurueseve të tij

October 6, 2009   | Lajmet / Vijesti

Sinan VllasaliuNdryshe nga të tjerët, Sinan Vllasaliu njihet si këngëtarë prej dekadash. Secila këngë e tij nuk ka ikur pa u vënë re nga publiku. Sinani gjithmonë ka ditur të prek shpirtrat e adhurueseve të tij. Tekstet e qëlluara, muzika dhe zëri i tij melodik, ka bërë që ai të jetë ndër këngëtarët me të kërkuar dhe më të paguar në muzikën shqiptare. Gjatë viteve të luftës, Sinani u largua nga Kosova dhe migroi në Amerikë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e tij. Por sado që fitoi dokumentacionet e rregullta për të jetuar dhe lëvizur në Amerikë, ai nuk ia ktheu shpinën atdheut dhe adhurueseve të tij. Më të përfunduar lufta në Kosovë, Sinani kthehet sërish dhe vazhdon të sjell këngëve të pëlqyera që di të bëj vetëm ai. Shumë albume, shumë çmime nëpër festivale dhe hite të panumërta bëjnë që këngëtari Vllasaliu të mbetet në majat e muzikës shqipe në Kosovë. Sinani vazhdon të mbetet njëri ndër këngëtarët më të kërkuar gjatë tërë vitit në mbrëmje të ndryshme, dasma dhe ceremoni të tjera familjare dhe rinore. Hitet e këngëtarit Vllasaliu janë të shumta si: “Mos ia falni”, dueti me Nora Istrefin “Pa fat”, kënga “Unë me jarana” dhe e fundit “Vajzë e klubeve të natës”.

Tung.ch

YouTube Preview Image