Ultimatumi i Fuqive të Mëdha

October 11, 2009   | Shoqëria / Društvo

Ulqini vjeterULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881 (39)
Më 19 shtator 1880, lordi Kerr, përfaqësues i admiralit anglez Sejmur, ua kishte dorëzuar Riza pashës dhe komandantit turk të Ulqinit ultimatumin për ta dorëzuar Ulqinin brenda tri ditëve. Njëkohësisht qe lajmëruar edhe qeveria e Malit të Zi për t’i vënë në lëvizje forcat e veta ushtarake dhe për të marshuar, e shoqëruar nga flota e bashkuar ndërkombëtare kundër Ulqinit.
Porta e Lartë theksonte se nëse kërkesat e parashtruara nuk pranohen nga Fuqitë e Mëdha, ose nëse kalojnë heshtazi mbi to dhe vazhdojnë me demonstrim detar për të frikësuar dhe kërcënuar, atëherë ajo nuk do t’u japë urdhër forcave të veta ushtarake, as autoriteteve të saj në Ulqin, që të largohen nga qyteti. Nëse Fuqitë e Mëdha i pranojnë pikat e propozuara, Porta e Lartë do të jetë e gatshme t’ia dorëzojë Ulqinin Malit të Zi, duke i nisur njëherazi sa më shpejt bisedimet me qeverinë malazeze.
Përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha në Stamboll e kishin vlerësuar notën e Portës së Lartë si jo të matur në këtë moment. Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ishte që kërkesa për të hequr dorë nga demonstrimi detar, tërësisht të hidhet poshtë. Të gjitha Fuqitë e Mëdha mbajnë të drejtën e plotë mbi përdorimin e fuqisë së vet kur do të shihet si e nevojshme. Kërkesën që ka të bëjë me sigurinë e pronës, besimit dhe të gjitha të drejtave të tjera për banorët e Ulqinit, Fuqitë e Mëdha e pranojnë, sepse ato siguri janë të parapara edhe me Traktatin e Berlinit. Lidhur me kushtin e tretë, Fuqitë e Mëdha e pranojnë si zbatim i konkluzave në notën prej 16 shtatorit 1880 mbi vijën kufitare në mes të Turqisë dhe Malit të Zi. Kur Porta e Lartë t’i zbatojë kushtet e parapara në atë notë, Fuqitë e Mëdha nuk do të kërkojnë prej saj kurrfarë zgjerimi territorial në favor të Malit të Zi. Mirëpo, në gazetën “Glas Crnogorca” thuhet se, kushtet e vëna nga Porta, e në veçanti ky i fundit, nuk mund të pranohen, sepse, Mali i Zi, pasi ta marrë Ulqinin, nuk mund të kuptohet se i ka plotësuar të gjitha kërkesat në të cilat ka të drejtë.
Riza pasha përdorte të gjitha mundësitë për ta bindur Komitetin Krahinor të Shkodrës që ta dorëzonte Ulqinin. Komiteti i Shkodrës jo vetëm që nuk e pranonte dorëzimin e Ulqinit, por e organizonte edhe grumbullimin e vullnetarëve për të shkuar në mbrojtje të Ulqinit.
Më 17 shtator 1880, Komiteti i Shkodrës u dërgoi konsujve të shteteve evropiane në Shkodër një protestë kundër dorëzimit të Ulqinit. Komiteti deklaronte se Ulqinin do ta mbronte me armë, por u lutej Fuqive të Mëdha evropiane “të mos lejonin një gjakderdhje të re”. Mirëpo protesta mbeti pa përgjigje.
Më 18 shtator 1880, kishte shkuar në Shkodër koloneli Sulejman beu, agjutant perandorak, për ta komunikuar urdhrin e sulltanit që Ulqini të lëshohej patjetër. Ai mendonte se së bashku me Riza pashën do ta realizonte atë urdhër.
Riza pasha kishte urdhëruar rojën që në urë të Bunës dhe të Drinit të mos lëshonte kurrfarë vullnetarësh për në Ulqin.
Po këtë ditë, paria e Ulqinit u qe drejtuar me kërkesë në emër të Lë Re-së, konsullit të Francës në Shkodër si dhe konsujve të tjerë, në të cilën deklaroheshin hapur se ishin të gatshëm të derdhnin gjakun për mbrojtjen e tokave të tyre.
Më 19 shtator 1880, lordi Kerr, përfaqësues i admiralit anglez Sejmur, ua kishte dorëzuar Riza pashës dhe komandantit turk të Ulqinit ultimatumin për ta dorëzuar Ulqinin brenda tri ditëve. Njëkohësisht qe lajmëruar edhe qeveria e Malit të Zi për t’i vënë në lëvizje forcat e veta ushtarake dhe për të marshuar, e shoqëruar nga flota e bashkuar ndërkombëtare kundër Ulqinit.
Riza pasha, me arsyetimin se nuk kishte urdhër prej Stambollit për ta dorëzuar Ulqinin, refuzonte të jepte përgjigje. Siç shkruante konsulli rus në Shkodër, I. Krilov, thelbi i veprimtarisë së Riza pashës nuk ishte asgjë tjetër përveç se “masllahat me pretekste të ndryshme, duke u përpjekur ta bëjë të besueshëm”.

Mr. Riza Rexha
Koha Javore

YouTube Preview Image