Dinosha: Të përgatitet marrëveshja për njohen reciproke të diplomave

October 12, 2009   | Politika

njohen reciproke të diplomavePodgoricë – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha me bashkëpuntorët e tij u takua të martën e kaluar në Tiranë, në një takim pune me ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj.
Sipas kumtesës për opinion të Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritashëm për regjistrimin e studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në universitetet e Shqipërisë.
Dy ministrat shprehën kënaqësi që ky bashkëpunim është i suksesshëm edhe këtë vit akademik. Ata u pajtuan po ashtu që sa më parë të punohet për përgatitjen e marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave në të gjitha nivelet, në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për formimin e një komisioni të përbashkët nga ekspertët e të dy palëve për përpilimin e planprogrameve shkollore për nevojat e nxënësve shqiptarë që ndjekin shkollimin në shkollat shqipe në Mal të Zi.
Në kumtesë thuhet se bashkëbiseduesit shprehën gatishmëri që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në interes të ndërsjellë, gjë që kontribuon në integrimet rajonale dhe evropiane.

Kohapress

YouTube Preview Image