Zajmina Vasjari: Dueti me Bleron do të realizohet

October 17, 2009   | Lajmet / Vijesti

Zajmina Vasjari.4Zajmina dhe Blero kishin planifikuar të paraqiteshin në duet në Festivalin ”Kënga Magjike”, mirëpo pjesëmarrja e tyre në këtë festival dështoi si pasojë e angazhimeve të mëdha të dy këngëtarëve, të cilët nuk kishin arritur ta përfundonin këngën. Në një intervistë për gazetën “Zëri”, Zajmina thotë se, përkundër mospjesëmarrjes në festival, kënga është në punim e sipër dhe do të realizohet, porse ajo nuk di nëse do t’i realizojnë videoklip ose do të shfaqen në ndonjë festival të radhës me këtë këngë. “Sigurisht se do të realizohet. Është pothuajse në përfundim, por ende nuk kemi vendosur nëse do t’i bëjmë videoklip apo do të konkurrojmë në një festival tjetër. Kënga është punuar nga Cekic dhe teksti është shkruar nga vetë Blero”, shprehet Zajmina.

YouTube Preview Image
3