Klubi i Karatesë “Champion”: Rezultatet e arritura sukses

October 19, 2009   | Sporti / Sport

klubi  karates “Champion” ulqinSipas trajnerëve të KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi, rezultatet e arritura në këtë turne përbëjnë sukses për klubin e tyre. Ata thonë se “turneu ishte mjaft i rëndësishëm sepse në të morën pjesë klubet më të dalluara të Malit të Zi”.
Klubi i Karatesë “Champion” nga Ulqini fitoi 32 medalje, prej të cilave dhjetë të arta, tetë të argjendta dhe 14 të bronzta në Turneun Ndërkombëtar “Kollashinski Pobjednik” që u mbajt të shtunën në Kollashin.
Në kata individuale me medalje të arta u kurorëzuan Admir Sella dhe Ermir Kurtoviq i cili tregoi talent duke arritur të përballojë konkurrentët me rezultate maksimale. Trajnerët e KK “Champion” thonë se ky garues i ri meriton lëvdata duke marrë parasysh moshën e tij shumë të re. Me medalje të argjendtë, po në kata individuale, u kurorëzua Martina Peciq, ndërsa me medalje të bronzta Eliza Markiq dhe Adonis Markashi.
Në lufta individuale, medalje të arta fituan Nikolla dhe Ardit Murati, medalje të argjendta Ervin Deljanin, Edmond Mehmedi dhe Ena Kovaçeviq, ndërsa medalje të bronztë Lejla
Sulejmani.
Në kategorinë ekipore, ekipi i katave i grupmoshës 2000 e më të rinj i përbërë nga Eliza Markiq, Ajla Murati dhe Martina Peciq u kurorëzua me medalje të artë.
Medalje të artë fitoi edhe ekipi i katave, grupmosha 2000 e më të rinj, i përbërë nga Admir Sella, Goran Kilibarda dhe Elvir Deljanin, ndërsa ekipi i katave, grupmosha `96/97, i përbërë nga Adonis Markashi, Edmond Mehmedi dhe Ardit Murati u kurorëzua me medalje të bronztë.
Në disiplinën e luftave, ekipi i grupmoshës `98/99, në përbërje Ivana Rangjelloviq, Lejla Sulejmani, Jehona Koleni dhe Ena Kovaçeviq u kurorëzua me medalje të argjendtë, ndërsa medalje të bronzta fituan ekipi i grupmoshës `99/98, i përbërë nga Nikolla Junkoviq, Ervin
Deljanin, Elvir Lika dhe Ardian Gazivoda, si dhe ekipi i grupmoshës `97/96 në përbërje Adonis Markashi, Edmond Mehmedi, Ardit Murati dhe Eldin Murati.
Në Turneun “Kollashinski Pobjednik 2009” morën pjesë 466 garues nga 23 klube të Malit të Zi, ndërsa “Champion” u përfaqësua me njëzet garues.
Sipas trajnerëve të KK “Champion”, Lekë Markiqi dhe Nail Kurtoviqi, rezultatet e arritura në këtë turne përbëjnë sukses për klubin e tyre.
“Turneu ishte mjaft i rëndësishëm sepse në të morën pjesë klubet më të dalluara të Malit të Zi”, thonë ata duke falënderuar për mbështetjen për të marrë pjesë në këtë turne kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, restorantin “Antique” dhe sponsorin e përgjithshëm të këtij klubi “Banka e Pare Malazeze”.

Kohapress