Në Prishtinë u mbajt turneu ndërkombëtar në taekwondo “Kosova Open 2009”

October 19, 2009   | Sporti / Sport

Klubi i Taekwondo-se UlqiniKT “Ulqini” vazhdon me suksese
Me 22 medaljet e fituara, prej të cilave 11 të arta, gjashtë të argjendta dhe pesë të bronzta, ai ka grumbulluar 96 pikë duke lënë shumë prapa vendin e dytë që nuk arriti të grumbullojë më tepër se 55 pikë. Përveç 22 medaljeve, KT “Ulqini” ka zbukuruar vitrinën e vet edhe me dy kupa. Edhe garuesit më të mirë të Turneut ishin nga ky klub. Arben Kollari u shpall garuesi më i mirë në kategorinë e seniorëve, ndërsa Shukri Bakalli në kategorinë e kadetëve.
Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” ka fituar vendin e parë në renditjen e përgjithshme në Turneun Ndërkombëtar “Kosova Open 2009” i cili u mbajt gjatë fundjavës në Prishtinë. Me 22 medaljet e fituara, prej të cilave 11 të arta, gjashtë të argjendta dhe pesë të bronzta, ai ka grumbulluar 96 pikë duke lënë shumë prapa fituesin e vendit të dytë që nuk arriti të grumbullojë më tepër se 55 pikë. Përveç 22 medaljeve, KT “Ulqini” ka zbukuruar vitrinën e vet edhe me dy kupa.
Edhe garuesit më të mirë të Turneut ishin nga ky klub. Arben Kollari u shpall garuesi më i mirë në kategorinë e seniorëve, ndërsa Shukri Bakalli në kategorinë e kadetëve.
Me medalje të arta nga KT “Ulqini” u kurorëzuan Nail Karamanaga, Izedin Kurti, Ardiana Karamanaga, Medina Kanaqi, Shukri Bakalli, Mersudin Kurti, Adelisa Muslimi, Arijeta Zati, Besnik Shata, Artan Zenuni dhe Arben Kollari.
Medalje të argjendta fituan Amina Kanaqi, Bojan Vladisavleviq, Alldina Zhygjeli, Artan Fici, Amir Suka dhe Allmedin Suka, ndërsa medalje të bronzta Nuri Kanaqi, Rinor Jahja, Sulejman Murati, Ali Hasa dhe Raif Bilali.
Në turne morën pjesë garues të klubeve nga nëntë shtete, si Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Zvicra dhe Nigeria.
Udhëheqësia e KT “Ulqini” vlerëson rezultatin e arritur duke përgëzuar dhe falënderuar kryetrajnerin e këtij klubi, Fikret Dushku, i cili me përpikmëri dhe punë intensive organizoi si dhe udhëhoqi ekipin e Ulqinit drejt këtij suksesi.
Me medaljet e fituara në këtë garë, KT “Ulqini” e rriti në 54 numrin e medaljeve të fituara në garat ndërkombëtare gjatë vitit 2009.
Drejtuesit e këtij klubi falënderojnë sponsorin kryesor Tapacir Kurti dhe ndërmarrjen Kallaba Company si dhe prindërit e garuesve të cilët mundësuan pjesëmarrjen e garuesve në këtë turne.

Kohapress

YouTube Preview Image