Klubi i Karatesë “Albulena”mori Katër medalje të arta

October 21, 2009   | Sporti / Sport

Klubi i Karatesë “Albulena”Nga klubi “Albulena” njoftojnë se për shkak të problemeve me Federatën e JuJitsu-së së Malit të Zi, 11 garuesit e këtij klubi nuk morën pjesë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Bullgari.
Klubi i Karatesë “Albulena” ka marrë pjesë kohët e fundit në disa gara në të cilat ka arritur suksese të dukshme. Kështu në Kupën “Kollashinski Pobjednik 2009”, katër garues të këtij klubi – Ardit Astafa, Sretena Gjuriq, Vanesa Nuhi dhe Besnik Adoviq, u shpallen kampionë. Në këtë garë morën pjesë 11 garues nga “Albulena”. Trajnerët e KK “Albulena”, Anel Beganoviq dhe Agron Ujkashi janë të kënaqur me suksesin e arritur.
Në Kupën e Nikshiqit 2009, të mbajtur pak kohë më parë, pesë anëtarë të këtij klubi dolën kampionë në kategoritë e tyre: Ardit Astafa, Emir Mustafiq, Sretena Gjuriq, Azra Lihari dhe Xheneta Vuçiq.
Nga klubi “Albulena” njoftojnë se për shkak të problemeve me Federatën e JuJitsu-së së Malit të Zi, 11 garuesit e këtij klubi nuk morën pjesë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Bullgari. Ndërkaq tre garues të klubit “Albulena” që janë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi po përgatiten për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për Kadetë dhe Juniorë që do mbahet më 12-15 nëntor në Maroko.

Kohapress