Për momentin vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën nuk eshte prioritet për Malin e Zi

October 22, 2009   | Rajoni / Region

Rajko KovaçevicVendosja e marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi me Kosovën nuk është prioritet i autoriteteve në Podgoricë, por megjithatë kjo çështje gjithsesi do të vijë në rend dite, pohon partia në pushtet DPS.

Zëdhënësi i saj Rajko Kovaçeviq ka thënë për mediat malazeze se “Mali i Zi vendimet e veta i harmonizon me partnerët evropianë”, duke mos dashur të vlerësojë se kur mund të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën.

“Vetëm mund të them se kjo për momentin nuk është çështje parësore e politikës së jashtme malazeze, por është çështje e cila gjithsesi në kohën para nesh do të vijë në rend dite”, ka thënë zëdhënësi i DPS.

RTCG