Mali i Zi nuk do ta politizojë çështjen e kufirit me Kosovën

October 23, 2009   | Rajoni / Region

milan rocenPodgoricë – Shefi i diplomacisë malazez Milan Roqen paralajmëron se Mali i Zi do të zgjidhë çështjen e kufirit me Kosovën me Qeverinë e Prishtinës dhe se Podgorica këtë çështje nuk do ta politizojë.
“Mali i Zi çështjen e kufirit me Kosovën nuk do ta politizojë dhe se për këtë do të bisedojë me Prishtinën”, ka thënë Roqen për të përditshmen “Vijesti”.
Ky reagim i Podgoricës zyrtare erdhi pas protestës së banorëve të disa fshatrave të Pejës dhe Deçanit në kufi me Malin e Zi për shkak të, siç thonë ata, vendosjes së tabelës kufitare të Malit të Zi në territorin e Kosovës.

KosovaNews