Gëzim Hajdinaga pati një takim pune me drejtorat e shkollave të qytetit të Ulqinit

November 11, 2009   | Lajmet / Vijesti

Gëzim Hajdinaga pati një takim pune me drejtorat e shkollave të qytetit të UlqinitKryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga pati mbrëmë një takim pune me drejtorat e shkollave të qytetit tonë.

Në takim fillimisht u fol për aktivitetet që priten të realizohen në shënimin e 20 nëntorit, Ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve, por krahas kësaj u prekën dhe një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me avansimin e arsimit në territorin e komunës tonë.

Lajmi i kumtuar nga Kryetari Hajdinaga që Komuna e Ulqinit do të rradhitet  në buxhetin kapital për vitin 2010 për ndërtimin e një shkolle të mesme ishte sihariq i vërtetë dhe u mirëprit nga të gjithë.

Kjo siç thuhet në shkresën zyrtare të Ministrisë së arsimit u arrit në saje të iniciativës permanente nga ana e kryetarit dhe takimeve të shpeshta në Ulqin e Podgoricë me Ministrin Sreten Shkuletiq.

Kryetari në vazhdim tha që administrata lokale do të angazhohet maksimalisht në përgatitjen e planeve përkatëse gjë që do të mundësojë që në një kohë sa më të shkurtër të përgatitet projekt dokumentacioni.

Ishte konstatim i të gjithëve që realizimi i këtij projekti do të zgjidhte një sërë çështjesh dhe do të hapte mundësi që në një të ardhme të afërt të kemi dhe degë të fakulteteve të ndryshëm në Ulqin.

Po ashtu u mirëprit lajmi që Ministria e arsimit ka ndarë mjete të konsiderueshme për riparimin e përgjithshëm të pullazit në shkollen fillore ’’Mareshali Tito’’.

Krahas kësaj Kryetari Hajdinaga insistoi që të përfundojnë të gjitha punimet dhe në ditët në vijim të bëhet inaugurimi i Qendrës moderne për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Të pranishmit shprehen konsiderata për angazhimin e Kryetarit Hajdinaga për komunikimin korrekt me te dhe përkrahjen e përhershme që i jep kërkesave të udhëheqësve të shkollave në territorin e komunës tonë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image