Gjukanoviq paralajmëron se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët – Video

November 11, 2009   | Rajoni / Region

Gjukanoviq paralajmëron se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorëtKryeministri malazez Milo Gjukanoviq ka deklaruar se Mali i Zi dhe Serbia nuk duhet të mbesin nën hijen e Kosovës, dhe e Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët. “Qëndrimi i ndryshëm ndaj Kosovës sot i ngarkon marrëdhëniet tona.
Ne e kuptojmë Serbinë, dhe na vejn keq për shkak të problemetve në të cilat është gjendur me atë rast. Por më duket se edhe e interpretojmë drejt se epilogu i tillë i problemit të Kosovës ka kohë që është i sigurt”, ka thënë Gjukanoviq për gazetën “Politika” të Beogradit.
“Sado që ky epilog është i dhimbshëm, për shkak të bindjes se ai në mënyrë të pandryshueshme është zyrtarizuar me qëndrimin e një numri të madh shtetesh me ndikim vendimtar të Evropës dhe SHBA-ve, konsiderojmë se nuk duhet lejuar që ai të pengojë ose të shtyjë të ardhmen evropiane të brezave të rinj të Serbisë që disi po bëhen peng i atyre gabimeve nga e kaluara”, ka thënë Gjukonoviq.
Kryeministri malazez paralajmëron se Podgorica dhe Prishtina do të shkëmbejnë ambasadorët, duke mos saktësuar se kur

TVCG

Video RTV IN
[flv width=”580″ height=”400″]http://a43.video2.blip.tv/5720002583661/Rtvin-1111PostMilo974.flv[/flv]