Kumtesë me rastin e propozimit të partisë Boshnjake për heqjen e të drejtave të arritura të shqiptarëve në numrin e deputetëve në Mal të Zi

November 11, 2009   | Politika

Kumtese për opinion

Ulqin 11.11.2009
Nr: 288/09

Kumtesë  me rastin e propozimit të partisë  Boshnjake për heqjen e të drejtave të  arritura të shqiptarëve në numrin e deputetëve në Mal të Zi

Të drejtat e shqiptarëve janë të garantuara me kushtetutën e Malit të Zi dhe respektimi i këtyre të drejtave është i domosdoshëm për të garantuar bashkëjetesën etnike brenda Malit të Zi, klimën e mirë në marrëdhëniet me vendet fqinje si dhe plotësimin e standardeve për integrimin evropian të Malit të Zi.

Kemi pritur me shumë përpjekje për të përmirësuar, kaq te lavdëruara, marrëdhëniet kulturore, dhe fetare te pakicave ne Malit të Zi por, kurrsesi, nuk mund të pajtohemi që të keqësohet statusi i pakicës së vetme specifike (kulturore, gjuhësore, e mbi te gjitha autoktone) të pakicave në Mal te Zi e atë të pakicës autoktone shqiptare.

Me keqardhje vërejmë  solidaritetin e fshehur antishqiptarë, për heqjen e te drejtave te arritura ne ligjin zgjedhore, të cilat seriozisht kërcënon harmoninë  ndëretnike ne Mal te Zi dhe i tërë regjionit.

Shprehim gjithashtu keqardhje që ky propozim vjen nga radhët e partisë Boshnjake gjegjësisht nga faktori politik, e cila po ashtu përfaqëson një  pakicë nacionale e cila në vend që të kontrollojnë dhe te kenë ndikim me një qëndrim te përgjegjshëm ndaj shumicës aktuale të cilës edhe vetë i përkasin, vepron në drejtim te vetëm për reduktimin e të drejtave te vetmes pakicë etnike.

Megjithatë jemi të bindur që këto përpjekje  të udhëheqësisë të Partisë Boshnjake nuk paraqesin qëndrimin e popullit boshnjak, por një përpjekje që vetvetes ti i sigurojnë poenë të ulët politikë.

Pakica etnike autoktone shqiptare ka dëshmuar besnikërinë ndaj shtetit malazez duke siguruar shumicën vendimtare për pavarësinë e Republikës së  Malit të Zi në referendum prandaj mendojmë se këto plane qëllimkeqe janë një thikë pas shpine për faktorin shqiptar në Malin e Zi. Të bindur jemi që këto plane do të mbesin të dështuara dhe i bëjmë thirrje faktorëve të arsyeshëm e largpamës politik në Malin e Zi, te cilët edhe deri me tani kanë ruajtur bashkëjetesën etnike dhe ndër fetare,  faktorët ndërkombëtar dhe shoqërinë civile qe propozimin e Partisë Boshnjake ta kuptojnë si një projekt i cili është i drejtuar kundër popullit shqiptare në Mal te Zi  dhe që mos të lejojnë që të realizohet ky projekt destruktiv.

Mali Zi ashtë  bërë i njohur në regjion për arritjet pozitive në  marrdhënjet ndëretnike prandaj duhet të parandaloj këto tentativa negative të Partisë Boshnjake.

Nënkryetari i Forcës dhe deputet në parlament
Genci Nimanbegu

1