Marigona i takon Trump-it

November 12, 2009   | Lajmet / Vijesti

Marigona DragushaDragusha, e cila ishte për vizitë në Kosovë dhe mori pjesë në një sfilatë mode në Gjakovë, ka nënshkruar kontratën dhe bashkë me Fadil Berishën ka udhëtuar për në New York, ku pritet të vazhdojë karrierën si modele. “Po, kam lidhur kontratë me Donald Trump Models dhe pritet që atje të vazhdoj karrierën time”, ka thënë Dragusha. Dragusha kishte arritur suksesin më të madh në një garë ndërkombëtare sikurse ishte ajo e Miss Universe, ndërkaq ishte e diskutueshme se a do të nënshkruajë apo kontratë me Donald Trump.

Në fillim ishte thënë se kosovarja kishte nënshkruar kontratë, por pas pak kishin ardhur mendime se ajo nuk e ka bërë këtë. “Jo, ende nuk kam nënshkruar. Kam pasur biseda më të, por ende nuk ka pasur lëvizje në këtë drejtim”, kishte thënë Dragusha më t’u kthyer në Kosovë. Dragusha ishte kthyer në SHBA, konkretisht në New York, ndërkaq vetëm tani arriti të konfirmojë se ajo është zgjedhur të jetë modele e kësaj agjencie. Megjithatë, për Marigonën ka pasur edhe thashetheme të ndryshme. Ishin agjencitë e lajmeve të ndryshme spanjolle, të cilat kishin shkruar se suksesi i Marigonës është një dallaver i Fadil Berishës.

Këto gjëra ishin hedhur poshtë nga vetë bukuroshja, por edhe Fadil Berisha. Bukuroshja kosovare kishte arritur të pushtonte shumicën e ballinave të shumë medieve nëpër botë, ndërkaq ajo kishte thënë se dëshiron që të në të ardhmen të studiojë psikologjinë. Ajo nuk kishte përjashtuar mundësinë të studiojë edhe shkencat politike, pasi që këtë profesion më sa duket ia kishte futur në qejf takimi me kryeministrin e Bahameve.

Gazeta Express

YouTube Preview Image