Dafina Dauti premton sukses

November 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

Dafina DautiËshtë njëra prej këngëtarëve që nuk bën klipe, por ka arritur të shesë shumë albumet e saj. Për momentin do të lëshojë një klip në televizion, ndërkaq paralajmëron edhe bashkëpunime me këngëtarë të R&B dhe reperë. Ajo flet edhe për martesën dhe vajzën e saj. Nga këngëtaret e huaja i pëlqen shumë Beyonce. Kjo është këngëtarja Dafina Dauti, e cila në këtë intervistë paralajmëron një “boom” në skenën e estradës kosovare.

Kur keni filluar më së pari të merreni me muzikë?

Për herë të parë në skenë jam paraqitur në Ferizaj. Më sa kujtoj kam pasur 15 vjet dhe ka qenë një moment shumë i vështirë për mua. Normal se edhe sot kam tremë kur dal në skenë.

A keni të realizuar ndonjë album deri më tani?

Po kam një album të realizuar. Për momentin jam duke i incizuar disa këngë. Për albumin mund të them se ka pasur një shitje të konsiderueshme, edhe pse nuk kam realizuar ndonjë klip të albumit të ri apo ka pasur ndonjë reklamë.

Çfarë jeni duke bërë për momentin. Po realizoni video-klip?

Po! Jam duke ia bërë klipin këngës “Falje mos kërko”, e cila këngë është shpërblyer në festivalin “Çelësi muzikor”.

A jeni ftuar në ndonjë koncert të Vitit të Ri, apo ende po pritni oferta?

Jo, ende jo. Jam duke pritur ofertat që do të më vinë, por ende diçka konkrete nuk ka. Sigurisht që për Vitin e Ri tani filloj të përgatitëm më mirë si më këngë të reja ashtu edhe me karrierë. Deri më tani i kam tri këngë të realizuara.

A keni paraparë të bashkëpunoni me ndonjë reper në këngët e reja apo keni vazhduar si solo këngëtare?

E kam një këngë të stilit R&B, në të cilën këndon edhe Blero, kështu që në këtë këngë pritet të ketë një bashkëpunim edhe me reperë. Në njërën prej tyre do të jetë edhe reperi Çipsi.

Ju jeni e martuar. Keni edhe një vajzë. Sa është vështirë të jesh edhe nënë edhe këngëtare?

Është një përgjegjësi shumë e madhe. Nuk e di çfarë të them, por mund të them se për mua nuk është shumë vështirë që të jem edhe prind dhe të merrem edhe me muzikë.

Sa i kushtoni rëndësi veshjes?

Nuk i kushtoj shumë rëndësi dhe kam dëshirë të vesh ato tesha që më pëlqejnë.

A i kushtoni rëndësi firmës së teshave dhe trendit?

Po i kushtoj rëndësi teshave firmë, por kam edhe prej atyre të thjeshta të cilat më pëlqejnë dhe i veshi sa herë kam dëshirë.

Po, grimit?

Grimin e bëj vet dhe nuk përdori grim të rëndë, pasi që kohëve të fundit po shkon ai më i thjeshtë…

Cila është dhurata më e mirë që keni në shtëpi?

Kam shumë dhurata, por njëra prej tyre është një qafore e firmës Svarovski, të cilën ma ka dhuruar burri.

Si e kaloni kohën e lirë?

Më shumë rri më vajzën. Kohëve të fundit dal më pak, por kur dal me shoqe pi ndonjë kafe dhe nuk zgjedh lokale të preferuara.

Gazeta Express

YouTube Preview Image
7