Tonin Beci,Ambasadori i i Shqipërisë në Mal të Zi, mbajti në Ulqin ligjëratën me temë

November 30, 2009   | Shoqëria / Društvo

Tonin Beci,Ambasadori i i Shqiperis ne Mal te Zi, mbajti ne Ulqin ligjerat mbi Nato.1Anëtarësimi i Malit të Zi do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e rajonit
Ulqin – Secili shtet duhet të ndërtojë raportin e vet dhe qasjen ndaj NATO-s duke respektuar specifikat e veta, është vlerësuar të enjten në ligjëratën të cilën e ka organizuar në Ulqin koalicioni i organizatave joqeveritare Rrjeti Alfa.
Ligjërata u organizua në kuadër të projektit “Në mesin e të barabartëve”, ndërsa ligjëruesi kryesor ka qenë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Tonin Beci, i cili ka ligjëruar në temën “Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe implikimet në rajon”.
“Që nga ndërrimi i regjimit totalitar në Shqipëri prirja kryesore ka qenë shoqëria dhe arritja e standardeve të vendeve perëndimore. Kjo është edhe arsyeja e mbështetjes së madhe dhe të parezervë ndaj anëtarësimit në NATO në mesin e qytetarëve shqiptarë”, ka theksuar Beci.
Ai ka thënë se është i bindur se anëtarësimi eventual i Malit të Zi në këtë aleancë do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e rajonit.
Koordinatori i Rrjetit Alfa, Aleksandar Dedoviq, ka thënë se përkundër orientimit të qartë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendet e rajonit, si dhe qytetarët, kanë percepcione të ndryshme sa i përket anëtarësimit në Aleancën NATO.
“Kjo varet në masë të madhe nga ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy decenieve të kaluara dhe tranzicionit të vendeve të rajonit”, ka vlerësuar ai.
Në ligjëratën e mbajtur në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin kanë marrë pjesë përfaqësues të partive politike, institucioneve, organizatave joqeveritare, si dhe maturantë të Gjimnazit Privat “Drita”.
Partner lokal i Rrjetit Alfa në projektin “Në mesin e të barabartëve” është Qendra për Marrëdhënie Ndëretnike dhe të Drejtat e Njeriut “Pax”.

Kohapress