Gëzim Hajdinaga i ka dërguar telegram urimi Presidentit të Malit të Zi z. Filip Vujanoviq

December 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

Kryetari i Komunës së Ulqinit Gëzim Hajdinaga i ka dërguar  telegram urimi Presidentit të Malit të Zi z. Filip Vujanoviq me rastin e vendimit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Malit të Zi.
Në telegram ndër të tjera thuhet:
I nderuar z.President, vendimi i Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Malit të Zi është përshëndetur nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, duke vlerësuar që me këtë jemi një hap më pranë familjes evropiane.
Ky vendim është dëshmi i politikës që ndjek Mali i Zi drejtë rrugës së integrimeve.
Në këtë udhë  përherë keni përkrahjen tonë.
Sinqerisht i juaji,

Gëzim Hajdinaga

Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro

YouTube Preview Image

1