Prof.Dr Aleksandër Stipçeviq; G’jya arbnëshe e ruajtun 300 vjet

December 14, 2009   | Kulturë / Kultura

prof. Dr Aleksandër Stipçeviq_prof. Dr Aleksandar Stipcevic.1Intervistë me ilirologun, balkanologun, arkeologun e akademikun arbënesh, Aleksandër Stipçeviq-Shandri
Akademik prof. Dr Aleksandër Stipçeviqi, shkencëtari arbënesh, që kurrë nuk e ka fshehur prejardhjen e vet shqiptare, me hulumtimet, studimet dhe publikimet e veta u bë një nga figurat më emblematike të ilirologjisë, e sidomos në polemikat rreth prejardhjes së shqiptarëve-trashëgimtarëve të ilirëve. Është i shquar në disa fusha shkencore.
Bisedën e zhvilluam gjatë panairit të librit “Ulqini 2008”, në gjuhën Arbanase (arbëneshe), ashtu siç flitet në Arbanasi (Arbënesh) të Zadrës. Po bëhen afër 300 vjet që arbëneshët jetojnë larg trungut shqiptar, të izoluar dhe nën ndikimin e shumë kulturave dhe gjuhëve. Lexuesit do të ketë mundësinë të kënaqen, që prej shkencëtarit dhe akademikut 78 vjeçar arbënesh të njihen me mënyrën e të shprehurit të arbëneshëve të Zadrës (Zara, Dalmacia, Kroacia).
Kush është akademik Aleksandër Stipçeviqi-Shandri?
Kom le në Arbnesh në vjetin 1930, jam arbnesh. Të parët e mi jan pe Shestani, e kan arl në Zarë ne vjetin 1726. Kom diplomua arkeologjinë në vjetin 1954 e kom doktorua në vjetin 1977. Jam në pensiun goti nizet vjet, e mbetem gjol në Zagreb.
Në kuadër të panairit të librit “Ulqini-2008”, organizatori,  një mbrëmje ua kushtoi juve, veprimtarisë dhe krijimtarisë suaj mbi gjysmëshekullore?
Për mua kjo manifestacion ko ken shum interesante, përse jam për të parën er këtu në Ulqin. I kom ndesh shum miç pe Tirane, pe Maqedonie e pe Kosovës e plus miç të re këtu çish i kom njos këtu në Ulqin. Unë mendoj se kjo dit për mua asht shum interesante.
I nderuar profesor, keni dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e ilirologjisë, ballkanologjisë, albanologjisë, arkeologjisë  dhe të komunikologjisë e bibliografisë. Çfarë jeni duke punuar tani?
Der tash un kom shkrua libra pe në disa fusha shkencore. Tash i kom mbarua çikto puna, e po thkej në Arbnesh. Tash kom zan, jo veç kom zan po dizhdo vjet po mbleli materialin me shkrua ni libër mbi kultura popullore ol tradicionale në Arbnesh. Kjo asht i mbromi moment për me shkrua at libër përse kta jet e plaka po dekin e për dizhdo vjet s’ko me pat ken me puvet. Por, tash çi po shkon mir, un e kom bo ni material fort të mal e un mendoj se për në shkosht kshtu para, për dy  a tri vjet ky libër ko me ken libër i trash, ko me ken i goti. Ashtu se pas po punoj me gji forcat në ket tem e për pesmlet dit po shkoj në Arbnesh me intervistat  ele diç jete pleç, për me kompletua kta dokumentat, porse tash kom zan me shkrua tekstin, po, po më mufijojnë dizhdo pun ashtu mos mu thkye mbropa e me puvet dokond do për donifar elementit a e kom mor vesh mir ose jo. Ashtu se un mendoj kjo faz,  ko me duet ele ni vjet, ni vjet e xhys, e masandan e kom me shkrua tekstin.
Për ta kompletuar materialin për këtë libër, kishit dëshirë që të vizitonit vendet e të parëve tuaj. Për herë të parë ishit edhe në Shestan, prej nga e keni prejardhjen. Si e ndiet veten në Shestan?
Kur der tash s’kom ken në ket reth kah kan ordh arbneshët e Zarës. Kom ken me po Shestanin. Osht ni katund shum i mal. Mua shum ma kanda se kom ken tash për t’parën er e kom mujt me poe pe sfar katundi kan arl arbneshët në Zarë. Un kom mendua se kta katundar arbnesh kon mbet xhol ktu mir, se kon pat fusha, bagtijat kan… Tash kur e kom poe ket katund po poe se ko ken vendin të varfun, nuk kan pas çish me angër -ashtu me san-, e kur  kan arl kta venecijanët i kan san se afër Zares ko fusha, ko bagtija, ko gji ata çish dyet e shpijën kon me bo. E ashtu ata kon vot pe kësaj afër Zare. Nuk kan fijua, se me san t’vërtetën, ju kon godit shpijat para se me arl atje, ju kan lan fushat, ju kan lan bagtijat e çish dyet me mbet gjol. E ata jon sistematizua afër Zare e un mendoj se der tash po mbesin gjol mir.

Profesor i nderuar, jeni arkeolog e ilirolog i shquar. Para disa ditëve është publikuar se në Ohër është zbulua një varrezë-skelet i një princeze ose fisnike ilire, i vjetër rreth 7.000 vjet. Cili është mendimi juaj?
Kesosh vornje të princezave, van të mbretreshave të ilirëve ko mjaft në teritor të ilirëve. Un për ket zbulim të ri nuk e kom ndje. Kur ko me kon i publikum kom me mujt me san çish osht ata. Për tash nuk muj me komentat përse nuk muj me fol pa e poe.
Pas shumë kohe, fjalori i arbëreshëve të Zarës, punuar nga Dr.Kruno Krstiqi, i përkthyer në gjuhën shqipe, do të botohet me ndihmën e Universitetit Mbretëror “Iliria” dhe komunës së Strugës në SHB “Toena”. Cili është vlerësimi  Juaj?
Ky fjalor i Kruno Krstiqit ko ken i botuar, le frk ato 1.000 copa i kan  shit e i kan lan. Ata kan vot në Arbnesh, në Zarë, por kush ka vot në Amerikë etj. Ne kemi arl në ide me bo ribotim-reprintin. Un mendoj se kët vjet ko me dol reprinti. Por, ky tjetri, ketu ke ideja me bo ni përkthim të ktij fjalori asht ni ide shum bukur përse Krstiqi e ko lan fjalën arbnisht e gji komentarin në shkenisht ose në kroatisht.

Nuk osht mjaft ata përse nuk osht ai fjalor veç për ata çish e din shkenishten, van për gji ata çish meren me ilirologjin, me balkanologjin e albanologjin. Kurse ideja me bo përkthimin e kti fjalori, kta çish osht në shkenisht me bo në ship osht ide shum i mir e un mendoj se ko me ken i botuam ky fjalor jo vetëm në kolon ship-arbnisht, çish e ka  bo Mehmet Latifi, po osht mo mir me bo në tri kolona e munjen me lexua aj çish di ship e aj çish di shkenisht. Mendoj se osht vepër shum e mir për me studjua ket historin të shiptarve. Ne e kemi rua ni gjye të plak çish nuk njoset në Shipni. Ata në Shipni, kjo gjya osht ndrua, e naj ne nuk osht ndrua kurxho naj ne osht originale ajo gjye çish osht fol në ket reth të Shkodres mbrapa 300 vjet e kur s’osht ndrua. Ashtu, ne kemi ni relikt të linguistikës çish osht shum interesant kta shkenctor çish jan specialista për historin e gjyes arbnore ship. Un mendoj se dyet me bo ket fjalor se për nizet ose trilet vjet kjo gjye pak ko pak po biret e dyet me rua ata çish der tash osht rue. Ky fjalor, jo vetëm ko me dye shkenctarve, van e arbreshve gji kan nërmend me rua ket gjye në Arbnesh. Çish tash mjaft jet çish dojn me sua ket gjya e dojn me rua gjyen të arbneshve. Kjo ideja ko me ken ni obël pra si me rua ket gjya e jo si me bir se njizet-trilet vjet ne shkot keshtu pak ndokush ko me dit arbnisht. Un e kam san në recensen teme çish vlera e randsi ko ky fjalor çish e ke bo ship. Faleminderit pe arbneshve e lingvistave çish kan me pat me lexua.
Cili është mesazhi i Juaj për shqiptarët në Strugë e gjetiu?
Duet pe në Strugë, e jo veç në Strugë po në gji gjytetat e katundat ku mbesin gjol shiptrarët duet me rua dialketin. Se nuk duet me pat veç gjyen letrare. Ajo osht ni gjye artificiale jo veç në Shipni, van e në gji shtetat tjer. Por keta dialekta,  keta duet mi rua se në dialekta po ruen originalitetat si me san, si suet në popul, kjo gjya letrare nuk folet naj jet, naj popul  por folet dialekti në secilin  gjytet e secilin  katund. Duet mi rua këto dialekta e ashtu jo veç në Strugë po e në Arbnesh, në Tiran dyet mi rua gji kto fjala, gji kto format gramatikale e ashtu kena me dit mbrapa niçind vjet, dyçind vjet se sfar gjye ko ken në Shipni në ket moment.
Kur prof.Shandri do të na vijë për vizitë përsëri në Strugë?
Kur kom me ken i sirur. Un kom ken ni er në Strugë, e kom poe Strugën, fort ma kanda. Osht gjytet i bukur e kur kom përbie në at rugën me gur e kom ndie si në Dalmaci. Un mendoj se kam me u sye se osht ni gjytet me san të vërtetën bash i bukur.

Ulqin-Strugë, 9 gusht 2008
Intervistoi Mehmet Latifi

www.buzuku.info

YouTube Preview Image

1