Kapet sërish me kopje Genta Ismajli

December 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

Kapet sërish me kopje Genta IsmajliNë momentin që u shfaq në ekran kënga e re “Si Panterë”, e Genta Ismajlit, ajo u komentua se imazhet ishin të vjedhura nga Jennifer Lopez, por 3 muaj më pas rezulton se edhe kënga është e kopjuar. Ditët e fundit është zbuluar se e gjithë kënga e Genta Ismajlit është plagjiaturë nga një këngëtare armene. Ndoshta i gjithë faji është i Virusit, kompozitor i këngës, i cili ka vjedhur këngën nga artistja armene, Silva Hakobyan. Versioni origjinal i këngës titullohet “I like” dhe ka qenë fituese e edicionit të vitit 2006 të BBC Music Awards, ndërsa këngëtarja kosovare është mjaftuar vetëm duke i vendosur një tekst në shqip.

Bluetooth

Silva Hakobyan I like
YouTube Preview Image

Genta Ismajli
YouTube Preview Image