Dritan Maraj fitues i Festivalit të këngës për fëmijë 2009

December 18, 2009   | Ngjarjet - Events

Dritan Maraj.1 Dritan Maraj – Facebook.
Me datat 14 dhe 15 dhjetor në Pallatin e kulturës në Ulqin u mbajt edicioni i pestë i Festivalit të këngës për fëmijë.
Ky manifestim tradicional mbahet nën përkudesjen e Kryetarit z. Gëzim Hajdinaga dhe Komunë së Ulqinit.
Për këtë edicion në adresë të komisionit kanë mbërritur 32 këngë të kompozitorëve nga Ulqini, Shkodra, Prishtina, Prizreni, Durrësi etj.
Juria e Festivalit edhe këtë vit do të ndajë çmimet për interpetim, tekst dhe muzikë, ndërkohë që çmimi special edhe këtë vit do të jetë ai që mban emrin e kompozitorit Fiqri Hasanaga.
Dritan Maraj adhte fitues i  edicioni te pestë te Festivalit të këngës për fëmijë ne Ulqin.

Ja pra pak edhe biografija e Dritan Maraj:
Edhe pse në moshë të vogël, ai pas vetes ka tashmë një karrierë të begatë me pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme jo vetëm të karakterit lokal, por edhe kombëtar dhe ndërkombëtar, saqë me këngët pjesëmarrëse në festivale të ndryshme mund të nxjerrë një album të tij.
Çdokujt që përcjell aktivitetet kulturore në Ulqin do tzi ketë rënë në sy një djalosh i vogël, i cili që në shikimin e parë të bën për vete me sytë e tij, buzëqeshjen, gjeturinë, por më tepër për nivelin e interpretimit të tij.
Ai quhet
Dritan Maraj dhe është nxënës i shkëlqyeshëm i Shkollës së Ulët të Muzikës në Ulqin.dhe nxënës i shkëlqyeshëm i klasës së gjashtë të shkollës fillore.
Me muzikë ka filluar të merret që në moshën parashkollore, kurse në moshën 7-vjeçare ka regjistruar Shkollën e Ulët të Mukzikës, ku aktualisht ushtron instrumentin e kitarës te mësimdhënësi Ares Fani.
Por paralelisht me kitarën, ai edhe këndon.
Në skenë ka debutuar që në moshën 7-vjeçare. Dritanit i kujtohet shumë mirë dalja e tij e parë para publikut. Kjo ka ndodhur me rastin e hapjes së godinës së Qendrës së Kulturës në Ulqin, ku ai ka kënduar këngën “Luleborë”.

Festivale dhe çmime të shumta

Edhe pse në moshë të vogël, ai pas vetes ka tashmë një karrierë të begatë me pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme jo vetëm të karakterit lokal, por edhe kombëtar dhe ndërkombëtar, saqë me këngët pjesëmarrëse në festivale të ndryshme mund të nxjerrë një album të tij.
Ai ka marrë pjesë ndër të tjera në Festivalet XXXIII dhe XXXV të të Rinjve të Malit të Zi, ku është shpërblyer me lira të bronzta.
Po ashtu është pjesëmarrës i edicionit të gjashtë të Festivalit Mbarëkombëtar për Instrumentistë dhe Këngë Lirike “Pjetër Gaci” në Shkodër, si dhe i disa festivaleve mbarëkombëtare, ku vlen të përmenden “Fluturat 2007” në Prizren, ku u prezantua me këngën “Përshëndetje nga Ulqini” dhe Festivali në Tiranë.
Është pjesëmarrës edhe i dy festivaleve mbarëkombëtare të këngës për fëmijë në Shkodër,. Në edicionin e tij të fundit, të mbajtur në qershor të këtij viti, Dritani u paraqit me këngën “E dua detin”, sipas tekstit të Ledia Dushit, me muzikë të Fiqiri Hasanagës dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit, ku fitoi Çmimin e tretë për interpretim.
Ai është pjesëmarrës i rregullt i tre festivaleve për fëmijë të mbajtura në Ulqin. Në edicionin e tretë të këtij festivali, fitoi Çmimin e Parë për interpretim, me këngën “Fëmijët e botës”, me muzikë dhe orkestrim të kompozitorit Fiqiri Hasanaga.

Koleksionist i apasionuar

E veçanta e Dritanit qëndron në faktin se përveç se i bjen kitarës dhe këndon, ai posedon edhe njohuri të konsiderueshme teorike në këto fusha, diçka jo shumë e zakontë për moshën e tij. .
Kompozitori Fiqiri Hasanaga vlerëson sidomos zërin e tij.
“Ai ka zë karakteristik dhe një diapazon të gjerë të zërit”, thotë Hasanaga.
Përveç si solist, Dritani merr pjesë në korin e Shkollës së Ulët të Muzikës dhe ka qenë anëtar i grupit përcjellës të këngëve të Festivalit për Fëmijë në Ulqin gjatë të gjitha edicioneve të tij.
Udhëheqësi artistik i këtij festivali, kompozitori Fiqiri Hasanaga, shprehet se Dritani ka bartur peshën kryesore në grupin përcjellës të këngëve të Festivalit.
“Ai dallohej për zërin karakteristik, sidomos në interpretimin e tingujve të lartë”, thotë Hasanaga.
Por Dritani nuk është mjaftuar vetëm me muzikën. Ai ushtron edhe vallëzimin te koreografi Musa Hoxha.
Se kemi të bëjmë me një fëmijë të kujdesshëm dhe koleksionist të apasionuar dëshmon më së miri fakti se dhoma e tij është shndërruar në një arkiv të vërtetë, të përbërë nga fotografi, kaseta, CD, DVD, çmime të ndryshme, etj., ku është fiksuar çdo pjesëmarrje dhe prezantim i tij në aktivitete dhe festivale të ndryshme.

I. Kallaba

YouTube Preview Image
1