Rovena Stefa shpërblen publikun me kalendar

December 18, 2009   | Lajmet / Vijesti

Rovena StefaËshtë gjithmonë pranë publikut shqiptar me hitet e saj të suksesshme. Pasi ka eksperimentuar mjaftueshëm në zhanret e muzikës që këndon, Rovena Stefa sjell për publikun shqiptar një risi në prag të këtij fundviti. Një kalendar artistik do të jetë prurja më e re e këngëtares Stefa për t’i qëndruar sa më pranë shqiptarëve në të dymbëdhjetë muajt e vitit, por jo vetëm kaq, një këngë e re e kompozuar nga vetë ajo si edhe shumë e shumë projekte të tjera e presin Rovenën tonë. “Është një dëshirë e hershme e imja për të pasur një përmbledhje të fotografive të mia më të mira, të realizuara nga fotografët më të mirë shqiptarë dhe të huaj, foto të cilat tashmë janë në portofolin tim dhe që për pak ditë do të jenë edhe në duart e publikut shqiptar, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Mendoj se kemi bërë një punë të mirë dhe me vlera dhe që do të lërë përshtypje të mirë tek kritikët e fotografisë dhe tek publiku i gjerë”, ka thënë ajo, për të sqaruar më tej natyrën e fotove: “Është një Rovenë mjaft origjinale, tepër natyrale dhe e pa ndikuar apo e pa imponuar nga asgjë dhe askush. Jam vetë unë aty, në të gjitha format e mia, mënyrat dhe shprehjet. Kur e shfletoj grupin e përzgjedhur prej 12 fotografish për kalendarin e vitit që po vjen, them se është përshkrimi më i plotë i karakterit tim, imazhit që kam për veten, i dëshirave dhe pasioneve të mia. Jam e lumtur për këtë realizim të fundit, për këtë projekt që do të më japë një kuadër më të plotë si artiste dhe si performante e fotografisë. Aty në shumë prej fotove jam në ndjesi të ndryshme që lirisht mund të lidhen me disa nga këngët e mia, të albumeve të deritanishme. Janë gjendje të cilat më shpjegojnë mua në mënyrë perfektë”. Ajo ka folur edhe për planet për të ardhmen. “Si zakonisht do të jem prezent nëpër evenimente muzikore të ndryshme në Shqipëri edhe jashtë saj, do të jem gati me produkte të reja për pranverën, edhe pse të tjera risi më presin këtë muaj, por le të presim edhe pak që t’i shohim ato”, ka thënë ajo, për të shtuar se për festat e fundvitit do të jetë e angazhuar në koncerte.

Kosova Sot

YouTube Preview Image