Soni Malaj, tashmë edhe kërcimtare

December 18, 2009   | Lajmet / Vijesti

Soni MalajKa mjaft talent, por kjo nuk ndodh vetëm kur bëhet fjalë për këngën. Soni Malaj këto ditë po përgatitet intensivisht dhe ushtrimet fizike po zënë pjesën më të madhe të ditës. Takimet janë më të shpeshta me profesorin e palestrës ndërkohë që regjimi është shumë më i rreptë. Por cila është arsyeja? Soni Malaj është një prej pjesëmarrëseve VIP në emisionin që pritet të fillojë shumë shpejt ‘Dancing with thë stars’. E ka pranuar ftesën me shumë qejf dhe mezi po pret të nisë nga puna intensive. Ende nuk ka arritur momenti i koreografive, kjo do të bëhet në momentin teksa VIP-at do të grumbullohen për të performuar të gjithë bashkë në sfidë. E derisa data të arrijë, Soni dëshiron të jetë në formë perfektë dhe këtë gjë përpiqet ta arrijë me një vullnet që nuk e karakterizon çdokënd. Paralelisht këngëtarja simpatike është duke u përgatitur edhe për këngën e saj më të re që do të jetë garuese në këtë edicion të festivalit ‘Kënga Magjike’. Një tjetër bashkëpunim me Pirro Cakon, Shpëtim Saraçin. Soni do të vijë më një tjetër material muzikor që pritet të fitojë zemrat e fansave ashtu siç ndodhi edhe bashkëpunimin e kaluar me Pirro Cakon, ku kënga ‘Shpirti binjak’ pati një sukses të veçantë.

YouTube Preview Image