Zajmina, fotot nudo qe e perjashtuan nga “Miss Bota 2009?

December 20, 2009   | Lajmet / Vijesti

Ishte një ofertë që do ta rikthente dhe njëherë Zajmina Vasjarin në garën e një konkursi bukurie, si në vitin 2002, kur fitoi kurorën e “Miss Shqipëria”. Po kësaj here në garën ndërkombëtare të bukurisë që u organizua më 12 dhjetor në Afrikën e Jugut, dhe ku konkurruan 112 vajza nga e gjithë bota. Ardit Gjebrea, që bashkë me Vera Grabockën kanë ekskluzivitetin për përfaqësimn e Shqipërisë në “Miss World”, i kishin bërë ofertë Zajmina Vasjarit për të përfaqësuar Shqipërinë si “Miss Albania 2009”. Ata menduan Zajminën si variantin e dytë pasi i thanë “jo” modeles Aurela Hoxha, për faktin se ajo ishte e martuar, një fakt i palejueshëm në rregulloren e këtij konkursi. Ka qenë një ofertë e veçantë për bukuroshen Vasjari, e cila e ka mbajtur të fshehtë dhe nuk ka dashur të flasë askund për këtë ofertë. Arsyeja, pasi sipas burimeve tona ajo është përjashtuar nga organizatorët e “Miss World”, për faktin se me një klikim në internet është zbuluar seti i fotografive nudo të këngëtares, për të cilat ajo u përfol në faqet e shtypit rozë, gati një vit më parë. Po ashtu në këto foto është parë se në trupin e saj ka pasur disa tatuazhe, detaje të ndaluara për një konkurrente në “Miss World”, e cila duhet të jetë sa më origjinale. E pyetur rreth këtij fakti, motra e Zajminës (që e menaxhon këngëtaren), ka pohuar se është e vërtetë që i është bërë një ofertë e tillë nga Ardit Gjebrea, por ajo nuk e ka pranuar për faktin se gjatë periudhës më shumë se 1 mujore që miss-et duhet të ishin me turne në të gjithë botën, Zajmina kishte planifikuar koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Zvicër. Kështu sipas saj, Zajmina nuk e pa të arsyeshme të linte koncertet për një konkurs të tillë bukurie, që do t’i merrte shumë kohë. E pasi nuk mundën të përfaqësohen më Zajminën në këtë eveniment, Vera Grabocka zgjodhi Armina Mevlanin, vajzën e spikerit të lajmeve në “Top Channel” Arben Mevlani, e cila përfaqësoi Shqipërinë në mbrëmjen “gala” të organizuar në Johannesburg pak ditë më parë. Armina Mevlani është vetëm 18 vjeç, e panjohur për publikun dhe ka qenë një nga kandidaturat më të përshtatshme për këtë garë që ka disa rregulla të paracaktuara, për kriteret e pjesëmarrjes. Gjithsesi konkurrenca ishte e fortë këtë vit u shpall fituese “Miss Gribraltar 2009”, Kaiane Aldorino.

Zajmina dhe fotot nudo
Një vit më parë Zajmina Vasjari, ishte emri më i klikuar në sitet e internetit për shkak të disa fotove nudo që u përhapën me shpejtësi në botën virtuale. Fansat e saj ishin shumë kuriozë për të parë fotot nudo, ku ajo shfaqej shumë provokuese dhe e nxehtë. Vetë Zajmina nuk pranoi t’i kishte realizuar ato foto, duke i konsideruar fotomontazhe skandaloze. Bëhej fjalë për një seri prej thuajse tetë fotosh në të cilat është Zajmina Vasjari, ku pozon e zhveshur dhe me ngjyrën e flokëve të verdha. Në periudhën që këto foto u publikuan, ku ajo shfaqet e zhveshur në disa pozicione të ndryshme, në fakt Zajmina ishte kthyer në brune. Të gjitha fotot kishin diçiturë emrin e saj, dhe ajo shfaqej në ambiente të ndryshme, mes të cilave edhe foto ku është e përkulur në një makinë. Në komentet e forumistëve poshtë këtyre fotove, kishte nga ata që mendonin se ajo i kishte realizuar vetë me dëshirë, por dhe të tjerë që mendonin se ishin foto të bëra me fotomontazh. Edhe pse ajo i ka cilësuar si fotomontazhe, mbase nuk e kishte menduar që edhe mund t’i prishnin punë si në këtë rast me përjashtimin nga gara e një konkursi botëror bukurie. Dihet që fansat në botë kanë shumë dëshirë të luajnë me imazhin e vajzave të bukura VIP, duke realizuar fotomontazhe të tilla. Në Shqipëri, Zajmina Vasjari është e para vajzë VIP, imazhi i së cilës është përfolur për foto nudo. Në vitin 2003 Zajmina Vasjari, së bashku me disa vajza të tjera të bukura pranuan të realizonin një kalendar ku shfaqeshin gjysmë të zhveshura, duke thyer kështu një tabu ndërsa nxirrnin në pah linjat e tyre vetëm me të brendshme.

Panorama Plus

3