Në Kuvend të Malit të Zi ora e kryemnistrit Millo Gjukanoviq

December 21, 2009   | Rajoni / Region

Predsjednik Vlade Crne Gore Milu ?ukanovi?.2Përparimi i madh në integrimet evropiane dhe euroatlantike është vërtetim se Mali i Zi është në rrugë të vërtet, por edhe demant më i mirë i vlerësimeve opozitare se vendi ynë është shtëpi e sigurt për kriminalitet të organizuar, tha kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në orën e kryeministrit në Kuvendin e Malit të Zi.
Po të ishte Mali i Zi shtëpi e sigurt e kriminalitetit, nuk do të kishim heqjen e vizave, nuk do të ndodheshim një hap larg statusit të kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO Pakt, tha Gjukanoviq duke shtuar se qeveria e Malit të Zi përballet me akuza të pabaza.
Lideri i demokracisë së re serbe dhe ai i Lëvizjes për ndryshime Andrija Mandiq dhe Nebojsha Medojeviq, më parë vlerësuan se Mali i Zi njihet si shtëpi e sigurt për kriminalitetin e organizuar.

Kjo është e drejtë e juaja ta shihni shtetin në të cilin jetoni.

E kuptoj nevojën tuaj për të kritikuar pushtetin aktual, por askurrë nuk do ta kuptojë nevojën tuaj që në atë mënyrë ta përdhosni shtëpinë në të cilën jetojmë së bashku edhe për kundër vlerësimeve pozitive të faktorëve relevantë ndërkombëtar, tha Gjukanoviq.
Duke u përgjigjur në pyetjen e Andrija Mandiqit, nëse qeveria ka bërë vlerësimin e pronës së lëvizshme dhe të patundshme, e cila krijuar përmes kriminalitetit të organizuar, kryeministri tha se pushteti ekzekutiv nuk merret me këto çështje, sepse ato nuk janë në kompetencën e saj.
Ai përkujtoi nëse ekziston dyshimi nëse dikush ka fituar në mënyrë jolegale, atëherë duhet të iniciohet procedura penale. Ai vuri në pah se lufta kundër kriminalitetit të organizuar është jo vetëm interes nacional, por edhe ndërkombëtar.

Kryeministri Gjukanoviq njëkohësisht mohoi vlerësimet e deputetit Medojeviq se problemi kryesor në Mal të Zi është monopoli shumëvjeçar i pushtetit të njëjtë.

Në fund kryeministri Gjukanoviq rekomandoi se qeveria do të vazhdojë të zhvillojë politik përgjegjëse dhe aktive sociale dhe se kujdes i veçantë edhe në të ardhmen do t’i kushtojë shëndetësisë dhe arsimit.
Në rend të ditës të mbledhjes së sotme janë edhe pyetjet e deputetëve. Kuvendi i Malit të Zi nesër do të fillojë mbledhjen e re në të cilën do të shqyrtohen propozimligjet mbi ushtrinë, mbrojtjen, policinë dhe vetëqeverisjen lokale.

TVCG