Delegacioni parlamentar i Komunës së Ulqinit bëri vizit zyrtare në Distriktin 23 të Vjenës

December 23, 2009   | Lajmet / Vijesti

Delegacioni  parlamentar i Komunes se Ulqinit ne VjenDelegacioni  parlamentar i Komunës së Ulqinit vlerëson shumë të sukseshme vizitën zyrtare në Distriktin 23 të Vjenës e realizuar nga data 17 deri më 20 dhjetor.
Këshilltarë të  pozitës dhe opozitës dhe kryeparlamentari Nika të kryesuar nga kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga fillimisht u prit nga z. Malfred Vurm, kryetar i Distriktit 23 të Vjenës. Duke i dëshiruar mirëseardhje delegacionit tonë z. Vurm që njëherit është dhe kryetar i shoqatës austriako-malazeze, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet Austrisë dhe Malit të Zi e veçmas me Komunën e Ulqin ku është nënshruar dhe protokoll marrëveshja e bashkëpunimit.
Një takim pune u mbajt në sipërmarrjenë për ujësjellës dhe pastrim në  qytetit e Vjenës ku pasi u fol gjerë për përvojat dhe bashkëpunimin e ndësjelltë me këtë rast komunës tonë iu premtua ndihmë një ose dy kamiona të tonazhit të ultë që do të ishin në funksion të grumbullimit të plehrave në rrugët dhe rrugicat të ngushta. Krahas kësaj ekspertë të dy delegacioneve folën edhe për çështjen e ujësjellësit respektivisht të zjarrëfiksave.
Delegacioni  parlamentar i Komunes se Ulqinit ne Vjen.1Delegacioni ynë u prit edhe nga drejtori në Departamentin për marrëdhënie me botën në Qytetin e Vjenës z. Oskar Vavra. Pas një takimi të  gjatë dhe miqësor, u pranuar kërkesa jonë që një arkitekt i njohur vjenez të qendrojë për vizitë në qytetin tonë e ku do të projektonte renovimin e sallës tonë të kuvendit, ku ka gjasa që edhe një pjesë të shumës të sigurohet nga ana e Qytetit të Vjenës.
Krahas takimeve të shumta dhe të sukseshme, delegacioni ynë ka vizituar muzeumin e Vjenës, parlamentin shtetërorë dhe atë të Qytetit të Vjenës.
Kjo vizitë është  paraparë me marrëveshjen e bashkëpunimit që është  nënshruar ndërmjet qytetit tone dhe Distriktit 23 të Vjenës.

Municipality of Ulcinj / Ulqin Montenegro

2