Leonora Jakupi: Viti 2010 fillon me një këngë dhe klip të ri

January 4, 2010   | Lajmet / Vijesti

Leonora JakupiKëngëtarja Leonora Jakupi, vitin 2010 do ta festojë pranë familjes së saj. Natën e dytë të kësaj feste të madhe, Nora do të gjendet në Gjermani për të kënduar për bashkatdhetarët atje. Ndërkaq, natën e tretë të kësaj feste, ajo do të kthehet dhe të festojë sërish pranë familjes së saj. Ajo, për Ekonomisti tregon se është ndarë tejet e kënaqur me sukseset që ka patur këtë vit, meqë këtë vit ajo ka sjellur dy këngë dhe klipe që patën shumë sukses, të shëndrruara në hite. Megjithatë, vitin që lamë pas, ajo që e ka zbukuruar jetën e saj gjatë gjithë vitit 2009 si shprehet ajo, është vajza e motrës së saj Morea, e cila gjatë gjithë këtij viti i ka sjellur relaksim me përqafime për tezen Nora. Ndërkaq, vitin 2010 Nora do ta filloj me suksese tjera të radhës. Menjëherë pas dy jave ajo do të sjell një klip dhe një këngë të re, të cilat i ka përfunduar krejtësisht, të zhanrit pop. Nora, patjetër se ndjen se sukseset nuk do t’i mungojnë, meqë ka realizuar sërish diçka të veçantë…

Bota Sot
YouTube Preview Image