Vesa Luma u nda me Gencin

January 6, 2010   | Lajmet / Vijesti

Këngëtarja Vesa Luma dhe regjisori Genc Dobroshi, pas një lidhjeje të gjatë, i kishin dhënë fund të qenit bashkë. Çifti ishin parë së bashku me njëri -tjetrin nëpër ndeja të ndryshme dhe ndarja e tyre ka qenë një befasi për të gjithë ata që kanë qenë miq të çiftit. Vesa kishte reaguar në lidhje më këtë ndarje, pasi që kishte konsideruar se gazetat nuk bën të shkruajnë për jetën e saj private. Pas kësaj Vesa kishte pauzuar për një kohë për t’u kthyer përsëri në skenë për këtë fundvit, ku thuhet se këngëtarja do të jetë aktive gjatë ditëve festive. Ajo ka realizuar një këngë të re, e cila është e zhanrit të lehtë të cilës ia ka realizuar edhe videospotin e saj.

Gazeta Express

YouTube Preview Image