Berisha: Te nderhyjme ne Bune, kontaktoni malazezet

January 8, 2010   | Shtypi / Mediji

perbytjet ne shkoderGazeta Balkanweb – SHKODER- Kryeministri Berisha kerkon nisjen e procedurave për të ndërhyrë në lumin Buna. Sipas kreut të qeverisë një ndërhyrje e tillë do të lehtësonte situatën.
I pranishëm sot paradite në mbledhjen e shtabit të Emergjencës në Shkodër Berisha urdhëroi sa më parë nisjen e procedurave me Malin e Zi për të ndërhyrë në shtratin e lumit Buna.
Aktualisht fryrja e lumit Bunë ka bërë që uji të vershojë në lagjen Bahcallëk, në shëtitoren buzë këtij lumi, si dhe të vërshojë deri në hyrje të qytetit të Shkodrës. Uji, niveli i të cilit sa vjen e rritet ka hyrë dhe në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit.
Kreu i qeverisë ribëri apel për evakuminin sa më parë të banorëve nga zonat e përmbytura.
“Ftoj te evakuohen nje minute e me pare, Sot mendja dhe syte e shqiptarëve janë të drejtuar në këto familje të përmbytura. Ka rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën që të evakuohet. Insistoj në këtë sepse niveli i ujit është rritur dhe sa vjen e rritet.”- ky ka qenë apeli i kryeministrit Berisha i cili informoi se janë zvogëluar shkarkimet në HEC,
Kreu i qeverisë pranon se situata është e vështirë por eshtë nën kontroll. “Portat e hidrocentraleve janë nën kontroll të plotë, kush përhap panik do të ndëshkohet. Nuk ka asnjë problem në kaskada”- nënvizoi Berisha. Ai theksoi më tej se do të bëhet dhe evakuim me forcë nëse është e nevojshme pasi sipërfaqja e përmbytur është katërfishuar.

(s.g/balkanWeb)

http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/1361.flv