Mardhëniet me Kosoven, Serbia kërcënon Malin e Zi

January 8, 2010   | Rajoni / Region

IMG_5083BEOGRAD- Serbia kercënon Malin e Zi që të mendohet mire para se të vendos marrëdheniet diplomatike me Kosoven.
Mali i Zi e ka njohur Kosoven që në Tetor 2008-ës bashkë me Maqedoninë por nuk kane vendosur marrëdhenie diplomatike dhe gjithashtu nuk kane ngritur ambasadat respektive, gjithashtu nuk kane vendosur kufirin midis dy vendeve.Sekretari i shtetit ne Ministerine e Kosovës në Serbi, Oliver Ivanovic paralajmëroi se Podgorica duhet ta kuptojë se përpjekja për t´u afruar me fuqitë e mëdha duke njohur Kosovën nuk do ti sjellë asgje të mirë Malit të Zi ndrësa do të tensionohet marrëdhëniet e brishta me Serbinë.
Në Mal te Zi te pakten 30% e polullsisë janë serbë dhe ata janë kundër një hapje të tillë me Kosovën.Nuk është mirë që të kesh njërëz të pa kënaqur në territorin tënd dhe liderët duhet ta konsiderojne këtë para se të marrin nje vendim ka thënë Ivanovic.
Ai u pyet nga mediat serbe se a do te ketë probleme me kufirin e Kosovës dhe Malit te Zi, pasi pala shqiptare kërkon qe nje pjseë e cila u është marrë ti kthehet Kosoves.
Për këtë ceshtje Ivanovic tha me bindje se ndërkombëtarët nuk do te lejojne nje gjë të tillë, pra që të cehet ndonje territor.
shumë cështje të kontestueshme në kufirin midis Kosovës dhe Malit të Zi po asgjë nuk do të preket tha Ivanovic, pasi faktori nderkombëtar nuk do të lejojë hapjen e cështjes së territorit.
Pritet shumë shpejt që Podgorica dhe Prishtina të finalizojnë marrëveshjen e kufirit midis tyre, cka do të sjellë më pas dhe vendosjen e marrëdhenieve diplomatike dy paleshe.

(e.ç/news24/BalkanWeb)