Bardhi: Malaziasit në Kosovë nuk mund të krahasohen me shqiptarët në Malin e Zi

January 13, 2010   | Politika

Mehmet Bardhi _ULQINDeputeti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, Mehmet Bardhi e ka quajtur të papranueshëm sugjerimin e Partisë Demokratike të Malazezve të Kosovës, aplikimin e parimit të reciprocitetit me shqiptarët në Malin e Zi.

Bardhi thotë se malaziasit në Kosovë, në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohen me shqiptarët në Malin e Zi, sepse shqiptarët jetojnë në trojet e tyre autoktone, ndërsa malaziasit në Kosovë kanë ardhur si kolonialistë.

Ai thekson se mirëfilli dihet se çfarë ka qenë roli i malaziasve në krijimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç dihet kontributi i shqiptarëve për pavarësisë malazeze.

Kontributi i shqiptarëve ka qenë vendimtar për pavarësimin e Malit të Zi ka thënë Mehmet Bardhi.

Me rastin e  lajmit të sotshëm që Mali i Zi dhe Kosova, kanë vendosur  marrëdhëniet diplomatike  me shkëmbimin e letrave të ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi dhe të kosovës, Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demkratike në Mal të Zi, dha këtë

D e k l a r a t ë

Lajmi që sot u dha në mjetet e informacionit që Mali i Zi dhe Kosova, kanë vendosur marrëdhëniet diplomatike  me shkëmbimin e letrave të ministrave të punëve të jashtme të Malit të Zi, zotëri Millan Roqen dhe të kosovës, Skënder Hyseni, është lajm i mirë, të cilin akt  e  përshëndesim. Është lajm i mirë sepse ishte edhe akt i pritur. Kishte nevojë edhe kushtet ekzistonin, që këtë ta kryenin edhe më herët, por edhe tash nuk është vonë, sidomos po të kemi parasysh kankulimet politike, klimën politike brenda Malit të Zi, e sidomos  sugjerimet dhe presionin politik nga Serbia, e cila insistonte që Mali i Zi mos të ngutet me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën deri sa Gjykaka Ndërkombëtare e Hagës mos të bjerë vendim.

Them se është mirë, pikë se pari për Malin e Zi e pastaj edhe për Kosovën. Është mirë pasi Mali i Zi e Kosova janë dy shtete fqinje, e me fqiun, dihet se, marrëdhëniet gjithëherë duhet të jenë të mira… Në rastin konkret kemi të bëjmë me dy shtetet më të reja fqinje në Ballkan, prandaj nevoja është edhe më e madhe. Mirë është edhe për tërë regjionin, pasi që këto marrëdhënie i kontribuojnë,jo vetëm marrëdhënieve të mira, por ato janë bazë edhe për stabilitetin. Madje  është mirë edhe për çështjet eventualisht e të hapura e kontestuese që mund të jenë, marrëdhëniet diplomatike janë parakusht që të zgjidhën me bisedime e marrëveshje.

Globalizimi politik e gjithënjë e më tepër sidomos ai ekonomik, kërkon gjithnjë e më tepër koordinim në mes të shteteve, sidomos atyre fqinje, për të arritur marëveshje e koordinime për një funksionim më të mirë të ekonomisë, e çështjeve të tjera, poashtu edhe kundërvënia dhe lufta kundër kriminalitetit të organizuar në regjion dhe më gjërë etj. etj.

Pastaj,  është mirë edhe për arsye se në Malin e Zi sot, në trojet e veta stërgjyshore, në kufi me shtetin amë Shqipërinë, nga Rozhaja deri në Ulqin,  jetojnë shqiptarët, ndërsa edhe në Kosovë – një numër qytetarësh  me prejardhje sllave, si serbë, malazezë etj.

Mendoj  se vendosja e marrëdhënieve diplomatike e shtetit të Malit të Zi me me shtetin e Kosovës është mirë për të gjithë fqinjët, pra edhe për Serbinë, sepse me këtë  Serbisë  i ndihmohet që ajo më lehtë dhe realisht të kuptojë  ngjarjet jo vetëm të të sotmes, por edhe të pranojë realitetin – Kosovën e pavarur dhe të mëvetsishme, ecila, nëse duam të themi të vërtetën, nuk ishte diçka e papritur.

Prandaj pres që në një kohë sa më të shkurtër Qeveria e Malit të Zi të dërgojë ambasadorin e vet në Prishtinë, të cilit i uroj suksese dhe të gjitha të mirat, si edhe ambasadorit të shtetit të Kosovës në Podgoricë, për të cilin sa  kam informacione, do të jetë kolegu im nga ditët e nxehta politike studentore të viteve 1968-1972, zotëri Azem Vllasi, të cilit poashtu i uroj mirëseardhje dhe vazhdimësi të sukseseve të Kosovës në politikën gjithëshqiptare, regjionale e ndërkombëtare.

Në fund , sinqerisht shpresoj që kësaj radhe  nuk do të ketë taktizime e kalkulime nga a na e Malit të Zi për shkëmbimin e ambasadorëve, ashtu siç patën në periudhën e kaluar, që nga vendimi i Podgoricës që zyrtarisht pranoi shtetin e pavarur të Kosovës (më 09 tetor 2008)  e deri sot.

3