Permbyjtet ne Mal te Zi, qeveria 200 mije euro ndihme

January 17, 2010   | Shtypi / Mediji

PERBYTJET NE BUNPODGORICE- Moti me diell dhe ulja e dukshme e nivelit të Bunës ka bërë që dhe në anën tjetër të liqenit të Shkodrës, në Mal të Zi të përmirësohet situata e përmbytjeve. Mediat nga Ulqini informojnë se gjendja më e mirë është edhe në Rijeka Crnojeviqa dhe në Obod të Liqenit të Shkodrës, në Komunën e Cetinës dhe në ishullin Ada.
Ministri i Turizmit të qeverisë së Malit të Zi Predrag Nenezic zhvilloi dje një takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga. Gjithashtu ai vizitoi ishullin Ada, dhe pa nga afër dëmet e shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në këtë zonë.
Ministri Nenezic u premtoi familjeve të përmbytura 200 mijë euro.
Nga Qeveria është paralajmëruar se janë ndarë 200 mijë euro ndihmë intervenuese, kurse komisioni do të vlerësojë dëmet kur uji të tërhiqet plotësisht. Nga 10 mijë euro ndihmë për rajonet e përmbytura, gjegjësisht për komunën urbane Gollubovci dhe komunat Cetinë e Ulqin, ka premtuar edhe Banka e Parë e Malit të Zi- shkruaj mediat ne Ulqin.
Instituti i Shëndetit Publik apelon përdorimin e ujrave të ambalazhuar për shkak të ujrave të zeza që në rajonet e përmbytura kanë dalë në sipërfaqe.

(s.g/BalkanWeb)

2