Nora Istrefi me një klip si të Tunës

January 18, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nora Istrefi“Sekret” titullohet kënga më e re e Nora Istrefit.  Këngëtarja ishte shumë e suksesshme gjatë vitit që e lamë pas. Këto ditë, ajo sapo ka lançuar në treg këngën dhe videoklipin më të ri. Kjo këngë, sipas Norës ka një tematikë dashurie, me një realitet që po ndodh në shoqërinë tonë. Për më shumë rreth përgatitjes së këngës dhe videoklipit, ajo thekson: “Besoj se kënga do të pëlqehet në publik, meqenëse kemi punuar shumë për të. Vlen të ceket bashkëpunimi i mirë me Florin dhe Enisin, pasi arritëm të realizojmë një këngë të mirë për adhuruesit e mi. Këngën “Sekret” e kam realizuar në fund të muajit dhjetor të vitit 2009 dhe e nxorra në treg pikërisht tani.
Me këtë këngë jam paraqitur edhe në programet e Vitit të Ri dhe besoj se ia kam arritur ta nxjerr në kohën e duhur. Këngën e kam përgatitur me Florin, i cili e ka bërë tekstin dhe kompozimin e këngës, ndërsa aranzhimin e ka realizuar Enis Presheva. Kënga përmban një tekst me tematikë dashurie, një tekst lirik, jo monotone, që mund të prekë çdo vesh dëgjuesi”, thotë këngëtarja. Ajo po ecën e sigurtë në karrierën e saj dhe deri më tani ka realizuar shumë videoklipe. “Parimet e mia janë që çdo këngë ta nxjerr në treg edhe me videoklip. Po ashtu, edhe kësaj kënge ia kam përgatitur videospotin, të cilin e përgatita në Shkup.
Është e vërtetë se në klip dukem me një pamje pak më ndryshe, dëshirë e imja është që në klipe të eksperimentoj me paraqitje të reja dhe besoj se ia kam arritur. Gjithnjë mundohem të dukem ndryshe nga secili klip, ngase vetë adhuruesit preferojnë që në secilin spot të dukem me stil dhe dukje të veçantë”. Klipi është punuar nën regjinë e Dejan Milicevic, ndërkohë në disa skena ngjason pak në klipin e Tunës “E boj nxehtë”. Lehtë mund të shihen modelet duke vallëzuar, por edhe këngëtarja me lëvizje ritmike, lëvizje këto të cilat nuk jemi mësuar t’i shohim nëpër klipe të tjera të saj. Edhe ngjyrat e klipit janë të ngjashme meqë janë punuar nga i njëjti regjisor. Sa i përket pamjes së këngëtares, Nora duket më estravagante dhe me veshje shumë seksi.
“Natyrisht, shpenzoj shumë për t’u dukur sa më bukur në çdo projekt timin. Shumat për të realizuar një këngë apo videoklip janë marramendëse, por me mund dhe përpjekje ia dal. Falë publikut tim kam arritur deri këtu ku jam dhe i falënderoj të gjithë ata që më përkrahin”. Sa u përket planeve të reja në vitin 2010, Nora tregon: “Nga viti që sapo e filluam pres të punoj edhe më shumë këngë të reja, ngaqë në vitin 2009 nuk kam qenë edhe aq aktive me projekte të reja, kam dashur që ta shijoj këngën “Vetëm mua” për disa muaj me radhë. Dhe, në fund të muajit dhjetor, vendosa të nxjerr në treg edhe një këngë të re, me të cilën u prezantova edhe në programet festive të vitit të ri. Natyrisht, pres suksese të vazhdueshme nëpër koncerte e turne brenda dhe jashtë vendit edhe gjatë vitit 2010”. Ndërsa sa i përket ceremonisë martesore, këngëtarja edhe sivjet do të shijojë lidhjen e dashurisë vetëm në fejesë dhe çifti nuk ka ndërmend të ndërrmarrë hapin drejt martesës: “Jo, martesë nuk pres në vitin 2010, sepse nuk i kam mbushur ende të 24-at dhe besoj se ende ka kohë.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image