Censuron videon në youtub, e cila dëshmon lidhjen e saj

January 19, 2010   | Lajmet / Vijesti

Leonora JakupiMe një këngë dhe klip të ri këto ditë është paraqitur edhe këngëtarja Leonora Jakupi. Teksti i këngës është shkruar nga Arsim Bunjaku kurse muzika është bërë nga Darko Dimitrov. Leonora Jakupi, vitin 2010 e festoi pranë familjes së saj. Natën e dytë të kësaj feste të madhe, këngëtarja kishte kënduar në Gjermani, ndërkaq natën e tretë ajo përsëri ishte kthyer që të festojë pranë familjes së saj. Leonora i ngelet besnike rrymës muzikore pop, të cilën e kultivon shumë mirë. Kësaj kënge ajo i ka punuar edhe klipin për të cilin është përkujdesur regjisori maqedonas Alexandër. Këngëtarja tregon se është ndarë tejet e kënaqur me sukseset që ka pasur në vitin 2009, meqë këtë vit ajo kishte sjellur dy këngë dhe klipe që patën shumë sukses, të shndërruara në hite.
Ndërkaq, vitin 2010 do ta fillojë me suksese tjera të radhës. Kënga titullohet “Puthja jote” dhe si gjithmonë përmban një tekst dashurie si shumica e këngëve të Leonorës. E veçantë në këtë këngë është se Leonora i këndon dashurisë edhe në gjuhën angleze. Fillimi i këngës është në gjuhën angleze dhe për së pari herë, këngëtarja e provon këtë version në tekstet e saj. Ka kohë që Leonora i këndon dashurisë, por akoma nuk ka gjetur princin edhe pse tashmë i ka kaluar të 30-tat.
Disa herë nëpër intervista është shprehur se akoma nuk ka gjetur personin e duhur dhe se nuk është e gatshme për ndonjë hap të rëndësishëm në jetën e saj.  Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo nuk ka deklaruar ndonjë person me të cilin janë së bashku edhe pse mediat ndonjëherë kanë shkruar për disa lidhje, të cilat ajo vetë i ka mohuar. Si 17- vjeçare, atëherë në fillim të karrierës Leonora ishte në lidhje dashurie me vëllain e aktorit Blerim Destani, lidhje kjo e cila nuk zgjati aq shumë. Gjatë qëndrimit në Europë, Nazif Destani shoqëronte Leonorën nëpër koncerte, gjë kjo mund të shihej para disa muajsh edhe në një video e cila ishte vendosur në youtub, por me kërkesë të këngëtares video ishte larguar.
Pas kësaj lidhjeje, ajo nuk ka dashur të zbulojë asgjë nga jeta private. Sa u përket planeve në karrierë, këngëtarja së shpejti pritet të hedhë në treg edhe një këngë të re në bashkëpunim me kompozitorin gjerman, Jackob KRüger (Jam Beatz) dhe me tekst të Prince Double H.

Panorama Plus

YouTube Preview Image

2