Kaltrina Selimi, shkon në Londër

January 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

Kaltrina Selimi me shoqeriKëngëtarja Kaltrina Selimi gjendet në Londër.
Si duket Kaltrina atje do të qëndrojë rreth një muaj, me qëllim që të pushojë në krahë të fejuarit të saj, Dritonit.
Nuk ka plane për ndonjë martesë, sikurse që nuk ka plane për ndonjë tjetër hit të radhës. Pas sukseseve që pati nga “Kënga Magjike”, me këngën e re të saj, të titulluar “Ditëlindja”, Kaltrina Selimi ia therë për në Londër. Kjo, për arsye se Kaltërinës i duhet paksa pushim, nga angazhimet që ka pasur rreth “Kënga Magjike”, si dhe pas angazhimeve të shumta që kishte për festën e Vitit të Ri.
Ajo, tashmë gjendet në krahët e të fejuarit të saj.
Mësohet se Kaltrina atje do të qëndrojë përafërsisht një muaj, ndërsa për një muaj rresht fansat e saj nuk do të mund të presin ndonjë këngë apo klip të ri.

Bota Sot

YouTube Preview Image

2