Vesa lë anash muzikën për studimet master

January 20, 2010   | Lajmet / Vijesti

vesa lumaKëngëtarja Vesa Luma ka vendosur të fillojë studimet për master në Prishtinë.

Ajo për momentin nuk mendon të realizojë ndonjë këngë të re, por planifikon tu përkushtohet studimeve.
“Këto ditë kam filluar studimet master në Universitetin AAB në drejtimin Komunikim Masiv. Për momentin nuk kam në plan realizimin e ndonjë kënge të re, pasi do përkushtohem më shumë te studimet deri në prill të këtij viti, kur edhe mbaron një pjesë e ligjëratave”, tregon këngëtarja për “Panorama plus”.
Vesa vitin që kaloi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Gjithashtu ajo ka qenë e pranishme për fansat edhe me këngë e klipe.

Vitin e përfundoi me një klip si dhuratë për fansat edhe pse kënga ishte e vjetër, një baladë shumë e pëlqyer e cila e kishte impresionuar këngëtaren dhe nxitur për të realizuar edhe klip për të njëjtën këngë.

Panorama Plus
YouTube Preview Image