Afërdita Dreshaj: Nuk do të pozoj kurrë nudo

January 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

Aferdita DreshajViti që iku, për Afërdita Dreshaj ishte periudha e artë e karrierës së saj, por edhe kulminantja e jetës intime. Në 2009-ën ajo u lançua në botën e muzikës, por edhe finalizoi lidhjen e saj dashurore me një fejesë të papritur me këngëtarin Shpat Kasapi.
Në një intervistë që suplementi i Gazeta Shqiptare, Bluetooth ka në numrin e sotëm, Afërdita tregon se cfarë nuk do të guxonte të bënte kurrë në jetën e saj.
Nuk do të guxoja të tradhtoja, të gënjej e as të pozoj nudo”, shprehet Afërdita.
Raportet e tyre intime vazhdojnë të jenë mjaft të mira, por Afërdita pohon se një nga gjërat që nuk do të toleronte dot është, tradhtia që mund t’i bëjë i fejuari i saj.
Ajo tregon se për 2010-ën nuk ka në plan martesën, por pritet që të fokusohet më fort në fushën e muzikës. Një album dhe duet i ri me të fejuarin e saj, pritet të jenë dy gjërat që mezi pret t’i realizojë në 365 ditët e 2010-ës.

Balkan Web

YouTube Preview Image

3