Mali i Zi aplikon taksa të reja ekologjike

January 26, 2010   | Turizmi / Turizam

eko_taksa.crna goraPodgoricë, 26 janar  – Mali i Zi, i goditur nga një gjendje shumë e rëndë ekonomike “shpik” forma të reja të përmirësimit të buxhetit shtetëror. Kështu, Ministria e Rregullimit Hapësinor dhe e Mjedisit ka marrë vendim për ngritjen e taksave ekologjike, duke u arsyetuar se ky është shtet ekologjik dhe në këtë mënyrë përmbush standardet drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Ky dekret nis implementimin nga data 1 shkurt. Kështu, shtetasit malazias eko-taksat i paguajnë me rastin e regjistrimit të automjeteve dhe lartësia caktohet sipas llojit të tyre, që sillen prej 10 deri në 150 euro në vit.
Ndërkaq, shtetasit e huaj, taksat i paguajnë në vendkalimet kufitare me rastin e hyrjes në territorin e Malit të Zi vetëm për kohën e qëndrimit në këtë vend.
Për automjetet transportuese me një tonazh më të lartë se 3.5 tonë të kategorisë N2, eko-taksa është 2 euro në ditë (24 orë), për një javë 7 euro, një muaj 20 dhe 100 euro për një vit.
Për automjetet që janë mbi 12 tonë të lejuar të kategorisë N3, paguhet 3 euro në ditë, 8 për një javë, 20 për një muaj dhe 150 euro për një vit.
Edhe më parë, vendimi i Ministrisë malazeze të Financave është kritikuar ashpër nga opozita parlamentare, pronarët e automjeteve, e mbi të gjitha nga turistët, meqë, siç kanë vërejtur ata, ndikon në mënyrë drastike të qarkullimit turistik, si degë kryesore ekonomike e këtij shteti, por nuk jepen dëshmi bindëse se ku shpenzohen mjetet që grumbullohen nga kjo taksë.

Koha Net
YouTube Preview Image