Nora jam e re për tu martuar

January 29, 2010   | Lajmet / Vijesti

Roberti & Nora istrefi.2

Nora Istrefi, edhe pse është e fejuar, shprehet se nuk planifikon martesë për këtë vit. Nora ende nuk i ka mbushur të 25-at dhe e ndien veten ende të re për t’u martuar.

Edhe pse jam e fejuar, nuk planifikoj martesë për vitin 2010, ngase mendoj se jam e re për t’u martuar. Unë besoj se mosha ideale për martesë është 25 vjet e më lart, kështu që unë ende nuk i kam mbushur të 24-at dhe nuk e kam arritur ende moshën e martesës.

E kam biseduar edhe me familjen time, gjegjësisht mamin se pa i bërë 25 vjet nuk do të martohem”, ka thënë Nora. Martesën, Nora e parashikon me një ceremoni të madhe dasmore, me një atmosferë të këndshme, në prani të shumë mysafirëve të artdashësve të saj.

Natyrisht se martesën time e mendoj me një ceremoni të madhe dasmore, ishalla më shkojnë punët mirë ashtu siç e paramendoj”, përfundon ajo.

BalkanWEB


YouTube Preview Image