Forca themeloi keshillin Komunal ne Plave dhe Guci

February 1, 2010   | Shtypi / Mediji

Forca themeloi keshillin Komunal ne Plave dhe GuciForca e re demokratike themeloi në Plavë Këshillin Komunal  për Plavë dhe Guci. Pas zgjedhjes së Kryesisë të Këshillit komunal prej shtatë anëtarësh i njëjti zgjodhi për Kryetare të këshillit zonjën Vera Hakaj, kurëse për nënkryetar të Këshillit u zgjodh z. Zymer Sinani.
Në kuadër të aktiviteteve  të saja, Forca zgjeroi fushëveprimin e vet duke formuar Këshillin Komunal të Plavës me qellim që popullatës shqiptare në ato zona ti qëndrojë më afër për plotësimin më të plotë të nevojave të tyre jetësore.
Në bazë te programit te Forcës dhe prioriteteve që i permban aktivitet tona do te përqëndrohen edhe në disa veprimtari kyçe te rajonit të Plavës dhe Gucisë siç jane: infrastruktura, integrimin e popullit shqiptar në strukturat shoqërore, përmirësimin e kushteve për shkollim në gjuhën shqipe, mbrojtjen e pronës private, zhvillimin i  agrokulturave dhe blegtorisë si vlera të posaçme të zonës.
Forca është e sigurt që Kryesia e porsazgjedhur e Këshillit Komunal për Plav dhe Guci me ndihmën dhe në koordinim me organet më të larta të partisë do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së popullatës shqiptare të Plavës dhe Gucisë.

Shërbimi Informativ i Forcës

1