Fatosat dhe pionerët të klubit Otrant në turneun internacional”Kupa e Vjenës 2010″zurën vendin e parë

February 2, 2010   | Lajmet / Vijesti

Fatosat dhe pionerët të klubit Otrant të  cilët në turneun internacional Kupa e Vjenës 2010 zurën vendin e parëKryetari Komunës së  Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga dhe Deputeti Luigj Shkreli, pritën në  një takim rasti fatosat dhe pionerët të klubit Otrant të  cilët nga Turneu internacional Kupa e Vjenës 2010, që u organizua në kryeqytetin austriak, zurën vendin e parë në një konkurencë të fortë ku morrën pjesë ekipet e gjashtë shteteve.
Në fjalën përshëndetëse Kryetari Hajdinaga që është dhe Kryetar i Klubit dhe z.Shkrela, kryetar i Kuvendit të klubit futbollistik duke uruar më  të vegjlit për këtë fitore të rëndësishme theksuan që sportistët e Otrantit dhe të ekipeve të tjerë, përherë mund të llogarisin në përkrahjen e strukturave udhëheqëse komunale.
Në takim u tha se ka mbërritur edhe një ftesë tjetër, këtë rradhë  sportistët e  Otrantit në muajin mars do të udhëtojnë në drejtim të Francës në një tjetër  garë të rëndësishme. Me këtë rast folën edhe trajnerët të cilët udhëhoqën ekipin e Otrantit.
Për të gjithë  pjesëmarrësit strukturat udhëheqëse komunale kishin përgatitur diploma dhe një shumë të caktuar të hollash.

Municipality of Ulcinj / Ulqin