Kumtesë nga Forca: Shkaterimi i Objekteve ne Rane

February 3, 2010   | Politika

Xhaudet_Cakuli_Forca e re ulqinKONFERENCË PËR MEDIA
02.02.2010

Aksioni i shkatërrimit të objekteve të përkohshëm në Ranë është një farsë në të cilën rolet i luajnë dy nivele të pushtetit të cilët nuk mund të dalin prej konfuzionit të kompetencave të pa definuara dhe kufirit të pa përcaktuar për të Mirat detare.

Këtë e kanë  vërtetuar edhe në shqyrtim publik ku versionet e Studimit shtetëror të lokacionit për Kala dhe Plani urbanistik për Ranë u përplasën në kompetenca në disa pjesë të Kalasë, të Ranës dhe në Sukën e Sumajve ( ish Hoteli Jadran).

Ata kanë shkaktuar konfuzion edhe tek pronarët e objekteve dhe tek të gjithë  qytetarët e Ulqinit të cilët nuk mund të kuptojnë  a është duke e bërë këtë shkatërrim „dora“ e Qeverisë së Malit të Zi, „gishtat“ e pushtetarëve të Ulqinit, apo dora dhe gishtat veprojnë të harmonizuara?

Pushteti lokal ka pas për detyrë që, para se të vendoste të shkatërrojë objektet që bënin një pjesë të rëndësishme të shërbimeve hoteliere – pjesë e rëndësishme të ofertës turistike në zemrën e Ulqinit, ta sqarojë vijën e përfshirjes të të Mirave detare dhe me kohë të përfundojë Projektin urbanistik për Ranë.

Ju përkujtojmë  se tenderi për punimin e projektit urbanistik për Ranë është  shpallë që në vitin 2004, mirëpo ende nuk është  përfunduar dhe nuk është aprovuar në Kuvend, edhe pse shqyrtimi publik ka përfunduar para një viti. Mosegzistenca e Projektit urbanistik, gjegjësisht të çfarëdo plani për Ranë, dhe politika e papërgjegjshme e pushtetit lokal ka shkaktuar devastimin ambiental të pjesës më atraktive të Ulqinit; shembuj: Shkatërrimi i Hotelit Jadran, Hotelit Galeb dhe e një pjese të Hotelit Mediteran.

Nga ana tjetër, në  20 vitet e fundit objektet e forta dhe shumëkatëshe të ndërtuara pa plan, do të thotë edhe pa leje, në Ranë dhe në Kala ishin ato të cilët e shëmtuan ambientin, e jo objektet e përkohshëm të cilët janë punuar në bazë të Projektit urbanistik të të Mirave detare.

Për ruajtjen e ambientit nga devastimet shumë më i rëndësishëm do të ishte intervenimi ndaj atyre objekte, sepse këto që tani po largohen edhe ashtu ishin të përkohshëm dhe lehtësisht të largueshëm.

Meqenëse këto objekte largohen para aprovimit të Projektit urbanistik, ata të  cilët i largojnë e kanë të qartë që nuk e kanë definuar qëllimin e largimit të këtyre objekteve. Atë qellim ato mundohen ta shpjegojnë me punimin e një „Parku mediterani“ për të cilin nuk kanë Projekt, do të thotë as leje dhe as bazë legjitime për realizim. Në vend të objekteve të përkohshme me leje do të realizohet pra „Park mediterani“ pa leje. Për shkak të hapësirës tejet të kufizuar mendojmë se këtu nuk bëhet fjalë për park, por për disa rrëpina (zagna) me bimë të Mediteranit.

Jemi të bindur se sikur të ekzistonte Projekti urbanistik i Ranës dhe afati për fillimin e zbatimit, pronarët e objekteve të përkohshëm me vullnet do t’i largonin objektet, sepse në këtë rast do të kishte një zgjidhje për ata, për familjet e tyre dhe për të gjithë të tjerët që me vite presin aprovimin e Projektit urbanistik për Ranë. Kjo vlen edhe për largimin e objekteve të përkohshëm në cilën do pjesë të qytetit: largimit duhet ti paraprijë plani paraprak, gjegjësisht alternativa për ofertën e prodhimeve dhe shërbimeve dhe për sigurimin e burimeve financiare për ekzistencën e familjeve të të punësuarve.

Kjo çka po realizohet nuk parasheh asnjë alternativë as për ekzistencën e këtyre familjeve, por as për ofertën turistike në Ranë ku ajo do të mungojë për mijëra turisë.

Rregulla e veprimit selektiv të pushtetit po vërtetohet edhe një herë, pasi disa objekte të përkohshëm mbeten pa u larguar. Qytetarët e dinë se kush i shfrytëzon ato objekte që nuk preken dhe se pronarët e tyre kanë „merita“ për të dy pushtetet: edhe për atë lokal edhe për atë shtetëror.

Shkatërrimi i objekteve në Ulqin po vazhdon. Ndërtimet mund t’i imagjinojnë vetëm optimistet e përbetuar dhe naivet.

Tani, definitivisht, të gjithë e kanë të qartë se ky pushtet lokal eshte i paaftë dhe di vetëm të shkatërrojë e jo të ndërtojë.

Shërbimi Iformatif i Forcës
YouTube Preview Image

1