Ministri i pakicave Ferhat Dinosha akuzohet per federalizim!

February 6, 2010   | Shtypi / Mediji

Ferhat DinoshaNdryshimet dhe plotësimet që ka propozuar ministri i pakicave, Ferhat Dinosha në Ligjin mbi të drejtat e pakicave, e sidomos statusi i ardhshëm i këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi, ku këto institucione kushtetuese propozohet të jenë “partnerë të qeverisë”, kanë shkaktuar reagime të ashpra të pozitës dhe opozitës, njofton KosovaLive.
Vetë partnerët e koalicionit qeverisës, socialistët dhe socialdemokratët, akuzojnë Dinoshën se pretendon federalizimin e Malit të Zi.
Përballë tyre, krerët e këshillave nacionale këto propozime të ministrit i quajnë të papranueshme sepse “ky është tentim i kontrollimit të veprimtarisë së tyre, mbi të gjitha të atij shqiptar”.
Në këtë ndërlidhje, kryetari i Këshillit nacional të boshnjakëve, Sherbo Rastoder është shprehur, të mërkurën, se miratimi i këtyre ndryshimeve do të ishte një sinjal i keq në botë mbi Malin e Zi, duke ditur se këshillat funksionojnë tash një vit e më shumë dhe janë themeluar mbi bazat e ligjit të nxjerrë nga qeveria malazeze.
Ministri i pakicave, Ferhat Dinosha propozimet e tij i arsyeton edhe me faktin se në dy vjetët e kaluara këshillat nacionale kanë marrë mjete të konsiderueshme nga fondi i pakicave edhe nuk kanë dorëzuar raporte për shpenzimin e tyre.
Dispozitat e reja ligjore, sipas tij, do të definojnë edhe kush gëzon të drejtën të marrë mjete financiare nga Fondi i pakicave, e jo të ndodh që 60 për qind të këtyre mjeteve t’i marrë i ashtuquajturi Këshill nacional serb.
“Ai nuk njihet nga partitë parlamentare relevante serbe, e kur duhet të marrë para nga Fondi i pakicave, thotë se jam i kësaj kategorie kushtetutese, e në anën tjetër kundërshton fuqishëm se serbët janë pakicë kombëtare në Malin e Zi”, thekson ministri i pakicave, Ferhat Dinosha.
Ligjvënësit malazias do ta kenë rikonstruktimin e këtij ligji në duart e tyre brenda këtij muaji.

Koha Net
YouTube Preview Image

1