Aksion tremujor për pastrimin e liqenit të Shkodrës – Video

February 8, 2010   | Rajoni / Region

Liqeni i ShkodresUlqin, 6 shkurt – Ministria e Rregullimit Hapësinor dhe Mjedisit e Malit të Zi nisi aksionin tremujor për pastrimin e liqenit të Shkodrës nga ndotjet e mëdha të krijuara nga përmbytjet e muajit të kaluar.
Ndihmësministri i kësaj ministrie, Sinisha Stankoviq, tha ditën e shtunë se ky aksion do të zhvillohet në 53 lokacionet më të prekura nga prurjet e ndryshme lëndore në liqen.
Ai shtoi se do të nisë edhe realizimi i projektit të montimit të rrjetave për filtrimin e lëndëve të ngurta në liqen, të cilin e financon qeveria austriake.
“Do të përpiqemi që merremi vesh me organet përkatëse të Shkodrës që një strukturë të ngjashme mbrojtëse ta instalojmë në lumin ndërkufitar të Bunës për të mbrojtur ishullin Ada dhe Plazhin e Madh në territorin e komunës së Ulqinit”,- shprehet Stankoviq.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parku nacional liqeni i Shkodrës”, Zoran Merdak, thotë se përmbytjet i kanë sjellë dëme të mëdha edhe florës e faunës në ishuj e brigjet e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna. Janë rrezikuar të gjitha çerdhet e pelikanëve, edhe ne urgjentisht do të vendosim çerdhet artificiale”,- shprehet Merdak.
Ndërkaq, studiuesi i njohur shkodran, Ahmet Osja, në një tribunë me qytetarë në Anë të Malit, komuna e Ulqinit, porositi popullatën vendore që të pastrojnë nga mbeturinat lumin Buna dhe deltën e tij, sepse nuk është vetëm perlë e Detit Adriatik, por potencial i ardhmërisë turistike dhe bujqësore në tërë anët e kufirit, Ulqinit e Shkodrës.


Koha Net

Video RTV IN
http://www.rtvin.me/flv/07_02_post_jezero.flv