Nora Istrefi, aksident me makine ne Tirane

February 8, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nora Istrefi & Robert BerishaNuk ka qenë aspak e këndshme vizita e fundit e Nora Istrefit në Tiranë. Teksa po bënte një xhiro me makinë në zonën e ish-Bllokut, ajo është përplasur me një vajzë tjetër nga kryeqyteti. Aksidenti u bë shkak për një debat mes tyre, madje këngëtarja nuk ka kërkuar aspak falje, por i ka thënë asaj se ishte artiste, ishte pikërisht Nora Istrefi. Por, vajzës së aksidentuar nuk i ka bërë aspak përshtypje ky fakt, por i ka kërkuar këngëtares që t’i paguante dëmin, ndryshe do të lajmëronte policinë. Më në fund Nora është dorëzuar, pasi e dinte se ishte fajtore në incident. Kjo nuk është hera e parë për Norën, pasi në Prishtinë, policia e ka gjobitur disa herë për shpejtësi të lartë dhe parkim të gabuar.

Bluetooth
http://www.youtube.com/watch?v=3QQw4_qucE0