Aurela Hoxha: Se shpejti do te me shihni ndryshe

February 13, 2010   | Lajmet / Vijesti

Aurela HoxhaTë mungon televizioni?

Shumë, edhe pse është një periudhë pushimi për mua dhe jam në projekte për një rikthim të bukur. Them se më mungon çdo ditë që kalon.

Si ishte eksperienca me Gjebrenë?

Unë e kam quajtur veten me fat, që një emër i madh në botën e spektaklit si Ardit Gjebrea besoi te mua dhe më dha shansin të jem krah tij për një sezon te e ‘Diela shqiptare’. Këtë eksperiencë e vlerësoj shumë pasi më ndihmon për projektet që kam në vazhdim.

Mendon se është më interesante bota e televizionit apo ajo e miseve?

Të dyja pa diskutim mbeten shumë interesante, dhe të veçanta në llojin e vet. Unë e kam shumë pasion televizionin, botën e spektaklit, megjithatë nuk di t’i ndaj.
Çfarë të shtyu të hapje një agjenci modelesh?

Pasioni që kam për modën, dhe mungesa e theksuar e aktiviteteve të modës në Shqipëri apo të një agjencie të mirëfilltë mode. Unë kam qenë gjithmonë e idesë që shqiptarët e duan të bukurën, por nuk kemi investuar shumë në këtë drejtim. Jam shumë e apasionuar pas kësaj gjëje, dhe mendoj që ky është vetëm fillimi i asaj që dua të bëj në Shqipëri në lidhje me modën.

Çfarë bën agjencia juaj? Si punohet e cili është qëllimi?

Agjencia AS merret kryesisht me menaxhimin dhe promovimin e modeleve të reja, ky është dhe qëllimi principal i hapjes së kësaj agjencie që duhet thënë është e vetmja në Shqipëri që është e regjistruar dhe që funksionon më së miri. Prej një viti e gjysmë kemi regjistruar me dhjetëra vajza dhe djem shqiptarë të apasionuar pas modës dhe i kemi angazhuar me projektet e shumta që AS ka realizuar në Shqipëri dhe jashtë saj, me qëllimin e vetëm promovimin e tyre.

Si ndihesh më shumë menaxhere apo show girl?

Është akoma herët për të përcaktuar realisht ku e gjej veten, pasi unë kam provuar shumë fusha, dhe ndërkaq punoj dhe vazhdoj studimet në një fakultet të dytë, por një gjë është e sigurt që Aurela nuk e sheh dot veten larg botës së artit.

Cilën do lije nga këto dy gjëra për tjetrën?Aurela Hoxha.1

Nuk jam shumë e zonja të bëj një zgjedhje, aq më tepër kur bëhet fjalë për dy fusha që i dua shumë, por jam e sigurt që do gjej një të mesme të përbashkët.

Jeni e dashuruar?

Shumë.

Do të kishe dëshirë të bëje një dasmë të madhe?

Është ëndrra e çdo vajze, dhe unë e kam ëndërruar me mijëra herë një ceremoni madhështore, me të gjithë njerëzit dhe miqtë tanë të dashur, dhe pse jo një muaj mjalti të gjatë dhe të paharrueshëm.

Si u njohët me Adin?

Fati donte që familja ime, kur unë isha 16 vjeçe, të blinte një apartament një kat më lartë shtëpisë së Adit. Ndodhi që aty u njohëm. Ishte dashuria ime e parë që më bëri të bëj zgjedhjen më të rëndësishme të jetës në një moshë aq delikate.

Sa të mbështet ai në punën tënde?

Është një mbështetje e madhe në të gjitha projektet që unë marr, dhe aq më tepër në punën time aktuale. Adi nuk është marrë kurrë me media apo modë. Ai ka studiuar degë krejtësisht të kundërt dhe tani menaxhon bizneset e tij, gjë që e pengon të gjithpërfshihet në punën time, megjithatë është një mbeshtetje e madhe shpirtërore, gjë që më ndihmon të ecë përpara.

Nervozohesh shpesh me të për çështje pune?

Nuk ndodh, për vet faktin që nuk punojmë të dy në të njëjtën punë. Thjesht më ndodh të mërzitem me të kur për shkak të udhëtimeve të shpeshta që ben, ndodh mos të jetë prezent në të gjitha eventet që AS organizon.

Cili është sekreti për të mbajtur trupin në formë?

Një dietë e shëndetshme ushqimore, palestër të paktën tre herë në javë.

Çfarë do të refuzoje nga kënaqësitë për këtë qëllim? (Jetën e natës, ushqime të shijshme, darka me miq, verë apo alkool).

Nuk heq dorë nga asgjë, thjesht nuk e teproj në sasi. Një kombinim i tillë më ndihmon të jem gjithmonë në formë.

Sa kohë i kushtoni në ditë?

Të paktën një orë palestër, dhe 40 minuta në darkë masazh tek estetistia.

Çfarë këshille do t’u jepje vajzave adoleshente të kishin një trup të bukur kur të rriteshin?

Unë mendoj që gjithçka fillon nga ushqimi, dhe mungesa e aktiviteteve fizike. Ajo që unë këshilloj të mos abuzohet me ushqimin, sidomos me fast-foodet, i cili është edhe armiku kryesor i shëndetit dhe pamjes tuaj. Sigurisht sa më shumë palestër, vrap ose dhe ecie apo sporte të ndryshme, mjafton që të mos e lini trupin në qetësi.

Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë?

Në të shumtën e rasteve vetë, por jam gjithmonë e kujdesshme në propozimet e fundit nga stilistë të mëdhenj. Me pëlqejnë shumë firmat dhe të jem koherente me propozimet e fundit.

Mendon se në vendin tonë ka stilistë apo rrobaqepës të mirë?

Sigurisht, ndoshta janë pak mundësitë që ofrohen në vendin tonë, por gjithsesi kemi emra të mirë që punojnë edhe në Shqipëri si Jona Muça apo Joni Peçi me të cilët bashkëpunoj shpesh.

Çfarë planesh ke në punën tënde për të ardhmen e afërt?

Jam në përfundimin e një projekti televiziv, për të cilin nuk dua të flas për momentin. E vetmja gjë që dua të zbuloj për lexuesin është që së shpejti do shihni një Aurel ndryshe.

Çfarë defekti fizik sheh te vetja apo çfarë do të doje të ndryshoje?

Ndihem mirë me fizikun tim, dhe nuk do doja të ndryshoja asgjë, thjesht shpresoj që mos të kem asnjëherë probleme me mbipeshën…

Po si karakter?

Jam karakter i fortë dhe këmbëngulës në atë që dua, por me kalimin e kohës dhe mund të dua ta ndryshoj pasi dhe mund të lodhem duke kërkuar tek vetja gjithmonë diçka të re.

Nëse do të thonin se ke disa ditë të lira çfarë do të kishe vendosur të bëje?

Pushim. Këto ditë kam pasur shumë ngarkesë me punën dhe e ndiej të nevojshme një periudhë relaksuese për trupin dhe ide të reja.

Cili është udhëtimi i ëndrrave të tua?

Ndoshta të vizitoj gjithë vendet më të bukura dhe historike të botës që nuk kam pasur mundësi deri më sot, do ishte fantastike.

Sa kohë të mbetet për shoqërinë?

Shumë pak, pasi puna, shkolla dhe angazhimet e tjera më marin goxha kohë, por duke qenë se një pjesë e miqve të mi më të mirë punojnë me mua, kjo më lehtëson këtë pjesë.
Aurela Hoxha.2
Po për prindërit? Cili është raporti me ta tani që agjencia dhe Adi të marrin shumë kohë?

Unë jam shumë e lidhur me familjen time, sa që as largësia nuk na pengon që në çdo moment të jem në kontakt për gjithçka ndodh në ditët tona. Ndërkaq kam mamin që ndihet e detyruar të ndajë vitin në Londër, Florida dhe Shqipëri për të qenë afer meje dhe dy vëllezërve të mi që jetojnë njëri në Londër dhe tjetri në Florida

Çfarë dhurate i bëre Adit për festat e fundvitit?

Një karrige masazhi, për zyrën e tij. Në këtë mënyrë evitoj që të ketë nevojë për një masazhatore. Haahah shaka, por vërtet kjo ishte dhurata.

Të pëlqen më shumë të marrësh dhurata apo të bësh?

Të dyja rastet më japin sadisfaksion të madh.

Ka ndonjë dhuratë që ke dashur ta bësh e nuk ka mbetur merak?

Jo, deri tani jo.

Show girl, menaxhere e një agjencie mode…do të të shohim më vonë në ndonjë rol tjetër?

Aurela së shpejti do vijë ndryshe për publikun shqiptar, por gjithmonë brenda fushës së spektaklit.

Revista Shqip
YouTube Preview Image