Përvjetori i dytë i Pavarësisë Kosovës; Gëzim Hajdinaga mesazh urimi

February 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Presidenti Fatmir Sejdiu _kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga.1Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga ka përgëzuar Presidentin e Kosovës z. Fatmir Sejdiu me rastin e përvjetorin të dytë të Ditës së Pavarësisë.

Në telegram ndër të tjera thuhet:

I nderuari z. President,

Kam kënaqësinë më të madhe, që t’ju dërgoj, Juve dhe të gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore me rastin e përvjetorit të dytë të Ditës së Pavarësisë.

Uroj bashkëpunim të frytshëm ndërmjet dy vendeve në dobi të popujve tanë, në shërbim të paqes e të stabilitetit, si dhe në funksion të realizimit të vizionit tonë të përbashkët, për integrim europian e euroatlantik.

Ju lus të pranoni, z. President, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

I Juaji sinqerisht,
Gëzim Hajdinaga

http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/2076.flv
1